Rajoni

COVID-19 në Kosovë, 8 viktima dhe 109 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 29/12/20 |
Doriana Çepunaj

Kosova ka shënuar ulje të numrit të të infektuarve në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se janë regjistruar 109 raste të reja me COVID-19 nga 744 teste të kryera.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 viktima. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.910. Prej tyre, 1.325 pacientë kanë vdekur dhe 40.423 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 9.162. /Opinion.al

Pas