Kryesore

COVID-19 në Kosovë, 5 viktima dhe 353 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 17/01/21 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë.  Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë persona nga COVID-19.

Ndërkohë, nga 1.642 teste të kryera, janë konfirmuar 353 raste të reja me koronavirus. Po ashtu, IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë.

Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 55.851 raste, ku 1.410 pacientë kanë vdekur dhe 49.269 janë shëruar. Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 5.172./ Opinion.al

Pas