Bota

COVID-19 në Itali, humbin jetën 395 qytetarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 02/02/22 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar 118,994  të infektuar nga 964,521 teste të kryera.

Gjatë këtij harku kohor, numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 është 395, ndërsa të shëruarit janë 187,816.

Sa i përket situatës në spitale, raportohet se në njësitë e kujdesit intensiv janë duke u trajtuar 1,524 pacientë, 25 më pak se të martën.

Në pavijonet e tjera Covid janë të shtruar 19,550 pacientë, 323 më pak se një ditë më parë./ Opinion.al

Pas