Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Meta: Sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps

2020/11/10 at 7:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19/ Meta: Sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps, pasi deri më tani qeveria nuk ka një plan apo strategji konkrete ndaj pandemisë.

Presidenti thotë se është e domosdoshme të shtohet numri i testimeve për COVID-19, ndërsa shton se duhet të miratohet edhe një plan koordinimi transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.

Meta i bën thirrje qeverisë qëtë bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve.

Reagimi

Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.

Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.

Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre.

I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

4 Nëntor, 2025 10:19 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

4 Nëntor, 2025 10:18 am
Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
Aktualitet

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

4 Nëntor, 2025 10:01 am
Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
Kronikë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

4 Nëntor, 2025 9:55 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tritol biznesit në Kuçovë

4 Nëntor, 2025 9:18 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut
Bota

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

4 Nëntor, 2025 9:16 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Para
Erdogan uron Bidenin për fitoren: Vendosmëria e Ankarasë…

Erdogan uron Bidenin për fitoren: Vendosmëria e Ankarasë...

Shënohet viktima e pestë me koronavirus, një 49-vjeçar nga Tirana

Najada Çomo: Protokolli i mjekimit të pacientëve me Covid-19 ka ndryshuar

Rama: Do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë

COVID-19/Rama për akuzat e opozitës: Ëndërroni një katastrofë shëndetësore

TE FUNDIT

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
4 Nëntor, 2025

SPAK ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Bllakon i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës....

Lexo më shumë

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
4 Nëntor, 2025

Më datë 4 nëntor, Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin shoqërues, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë...

Lexo më shumë

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar në shifra rritjen që do t’i bëhet...

Lexo më shumë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
4 Nëntor, 2025

Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com