Bota

COVID-19/ Mbi 350 viktima në Itali, ulet numri i rasteve pozitive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 20/12/20 |
Semiljana Azizi

Ulet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali.

Sipas autoriteteve mjekësore, në 24 orët e fundit janë raportuar 15104 raste të reja me virus, ndërkohë që dje ishin mbi 16 mijë. Mësohet se janë raportuar gjithashtu 352 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë, në total janë 68,799 humbje jete.

Nga udhëzimet e reja të bëra publike nga Ministra e Shëndetësisë, vendi do të mbyllet pothuajse totalisht nga data 24 deri në 6 janar, gjë që ka përshpejtuar blerjet e fundvitit për italianët, me skena grumbullimesh që shqetësojnë ekspertët.

Një mbyllje e tillë tenton të shmang grumbullimet në festat e fundvitit, ndërkohë që diçka e ngjashme po aplikohet edhe në shtete të tjera europiane./Opinion.al

Pas