Aktualitet

COVID-19/ Manastirliu-qytetarëve: Shmangni grumbullimet gjatë festave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 21/12/20 |
Opi Nion

Në Tiranë janë hapur gjashtë pika të testimit të shpejt për COVID-19. E ndodhur në Qendrën Shëndetësore Nr.9, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur se rezervimi për kryerjen e tyre do të bëhet nga mjekët e familjes.

“Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me rregjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore”,-tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu është u ka bërë thirrje qytetarëve që  të shmangin grumbullimet në festat e fundvitit dhe të festojë brenda familjes tyre, për të kufizuar përhapjen koronavirusit.

“Është shumë e rëndësishme tashmë që vijnë edhe festat e fundvitit, të jemi të gjithë sa më shumë vigjilentë dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës, ruajtja e higjienës”, -tha Manastirliu./ Opinion.al

Pas