Rajoni

COVID-19/Kurti kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 29/08/21 |
Opi Nion

Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19 në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Austri ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Edhe pse në territoerin e Kosovës vijon vaksinimi, rastet e reja dhe viktimat nga COVID-19 janë rritur ndjeshëm për shkak të variantit “Delta”./Opinion.al

Pas