Aktualitet

Ardhja e afganëve, reagon Drejtoresha e Fondacionit për Demokraci


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 29/08/21 |
Opi Nion
Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, ka falenderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve. “Më në fund e bëmë. Më shumë aktivistë e vartës afganë tani janë të sigurt dhe nuk janë më në rrezik. Krenar dhe mirënjohës që një vend si Shqipëria ka ofruar një strehë sigurt”, shroi ajo në një mesazh të postuar më herët, pas mbërritjes së dy avionëve në orët e vota të mbrëmjes së kaluar.

Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, Dramac shpreh mirënjohje për ekipin që priti afganët në Aeroportin e Rinasit, si dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë e kryeministrin Rama.

“Jemi mirënjohës ndaj ekipit në terren, i cili vazhdoi të punojë gjatë gjithë mëngjesit, dhe veçanërisht ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, për pritjen e vëllezërve dhe motrave tona afgane”, shkruan zyrtarja në mesazh./Opinion.al

Pas