Bota

COVID-19/ Kroacia do të nis mjekimin e pacientëve me gjakun e të shëruarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:27 - 10/07/20 |
Opi Nion

Së shpejti në Kroaci do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi i ri.

Hulumtimet klinike kanë treguar se personat që janë shëruar nga sëmundja, posedojnë antitrupa që ndihmojnë në shërimin e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19.

Ata që janë shëruar nga koronavirusi, do të mund të dhurojnë plazmën e gjakut në disa qyteteve kroate përfshirë kryeqytetin, Zagreb. Ende nuk dihet se kur do të fillojë trajtimi.

Në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit në Zagreb, gjithçka është gati për këtë përpjekje, dhe brenda pesë ditësh, të gjithë ata që mbijetuan nga COVID-19, do të jenë në gjendje të dhurojnë plazmen e gjakut, njoftoi Radio Televizioni Kroat (HRT).

Mjeku, Tomislav Vuk, nga ky institut ka thënë se “pas dhurimit të plazmës së gjakut do të bëhet analiza për të përcaktuar nivelet e antitrupave”.

Transfuzioni i antitrupave, nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin.

Kjo metodë nuk është e re për mjekësinë. Ajo ishte përdorur gjatë pandemisë së vitit 1918, por edhe më herët, kundër sëmundjes së difterisë./ REL

Pas