Kryesore

Video/Përplasje me deputetin e LDK, Vjosa Osmani ndërpret seancën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:29 - 10/07/20 |
Opi Nion

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione mes deputetëve. Në debate është përfshirë edhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka ndërprerë seancen pas përplasjes me deputetin e LDK Xhavit Ukaj.

Ai është çuar nga vendi dhe i ka shkuar pranë Osmanit, por është ndaluar nga sigurimi. Osmani e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga salla.

“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë.  Ndërpritet seanca për shkak te paedukatës së një deputeti”, tha Osmani.

Deputeti Xhavit Ukaj tha se në tensionin që pati me kryeparlamentaren Vjosa Osmani kishte të drejtë të nervozohej edhe ai edhe ajo.

“Ka qenë një fjalosje plotësisht e drejtë edhe nga ana ime edhe asaj”, tha ai për klankosova.tv.

Ai mohoi se ka përdorur gjuhë banale apo ofenduese ndaj Osmanit.

“I mohoj këto natyrisht, kamerat janë aty dhe mund të vërtetohen. As nuk e kam sulmuar. Ajo e ka keqpërdorur pozitën që nga fillimi”.

Pas