Kryesore

COVID-19/ Kosova regjistron 10 raste të reja dhe asnjë viktimë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 06/07/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dhjetë raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shifra e rasteve të reja doli pas testimit të 2.143 mostrave. Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Në 24 orët paraprak gjithashtu janë shëruar edhe 16 pacientë.

Sipas të dhënave të fundit, që prej marsit të vitit 2020 e deri më 6 korrik, 2021, Kosova ka regjistruar 107.810 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.161 persona kanë vdekur dhe 105.397 pacientë janë shëruar. Raste aktive janë 152./Opinion.al

Pas