Rajoni

COVID-19/ Kosova me bilanc pozitiv gjatë 24 orëve të fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:33 - 02/05/20 |
Al Do

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën për dhjetë raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste”,është thënë në njoftim.

Institut bëri gjithashtu të ditur se 38 pacientë janë shëruar.

Deri tani në Kosovë, janë identifikuar 823 raste me koronavirus, 336 prej të cilave janë shëruar edhe 22 kanë ndërruar jetë. /Opinion.al

Pas