Një 17-vjeçare, në Maqedoninë e Veriut, ka humbur jetën pasi ishte infektuar me Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj, ku raportohet se e mitura vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
“Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”,-deklaroi Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut./Opinion.al