Aktualitet

Covid-19/ Firmoset online marrëveshja e mbështetjes së BE për Shqipërinë


               Publikuar në : 13:38 - 03/04/20 |
el ida

Nënshkruhet marrëveshja e mbështetjes së BE për të luftuar koronavirusin në Shqipëri.

Kjo do të thotë se nga 50 milionë eurot që BE i ka dhënë grant Shqipërisë në luftën ndaj COVID-19, 4 milionë eurot për pajisje mjekësore, aktivizohen menjëherë.

Ceremonia u zhvillua online, dhe të pranishëm ishin ministrja Manastirliu, ambasadori i BE, Soreca si dhe Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së.

“BE tregoi solidaritet me Shqipërinë dhe Ballkanin. Qeveria e Shqipërisë duhet të përgëzohet për masat e shpejta të marra. Ju përshëndesim për lidershipin e treguar nëkëtë kohë kritike. Zbutja ekurbës i jep Shqipërisë kohë që të jetë e përgatitur”, tha Williams./Opinion.al

Pas