Bota

Covid-19 / Britania shënon numrin më të ulët të viktimave që prej marsit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 22/06/20 |
Opi Nion

Britania ka raportuar numrin më të ulët të viktimave nga COVID-19 që prej muajit mars. Në 24 orët e fundit në Britani kanë humbur jetën 15 persona.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Matt Hancock edhe numri i personave të rinj të infektuar ka rënë ndjeshëm, ku për herë të parë infektimet në një ditë janë nën 1000.

Hancock konfirmon se situata është përmirësuar dhe në spitalet e vendit, pasi numri i pacientëve të shtruar ka rënë nën 5000.

Që nga nisja e pandemisë, Britania e Madhe regjistron 42,647 viktima dhe 305,289 të infektuar me koronavirus./ Opinion.al

Pas