Aktualitet

Video/ Efektivi i policisë dhunon një person të prangosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 22/06/20 |
Opi Nion

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një efektiv policie dhunon një person të prangosur. Në vendin e ngjarjes ndodhen dhe efektivë të tjerë të cilët kanë bërë shoqërimin e personit që u godit nga punonjësi i policisë.

Nuk dihet se kur dhe ku ka ndodhur ngjarja apo se cila ka qenë arsyeja që efektivi policisë dhunoi një person i cili shihet qartë që është i prangosur dhe nënkontrollin e policisë.

Në video shihet se në pranga kanë rënë dy persona, ku njeri po futet nga ‘Shigjetat’ në makinë, ndërkohë që tjetri po dhunohet nga policia. I arrestuari tjetër ka nisur të bërtasë në momentin që shoku i tij po dhunohej nga efektivi i policisë.

Lidhur me këtë video ka reaguar dhe Partia Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa. Zëdhënësja e PD-së Iza Zhupa shprehet se arroganca e policisë së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Edi Rama ka shkuar deri aty sa të dhunojë të ndaluarit me pranga në duar.

“Arroganca e policisë së Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës ka shkuar deri aty sa të rrahë të ndaluarit me pranga në duar. Video tregon qartë brutalitetin ndaj një të riu, që, pavarësisht pozicionit të tij penal, nuk mund të goditet me grushta nga dikush që mban uniformën e Policisë së Shtetit. Këto sjellje antidemokratike janë tregues shqetësues të një regjimi policor, që nuk respekton ligjet dhe të drejtat elementare të njeriut. Dhuna policore është frymëzuar nga mosndëshkueshmëria e rasteve të ngjashme, siç ishte rrahja barbare e të riut 15 vjeçar gjatë kohës së karantinës apo ndalimi i paligjshëm i një gazetari në Shëngjin pak ditë më parë, krye të detyrës. Kjo është një sjellje për të cilën Europa na heq vizën e kuqe, pasi, siç u theksua sot me të drejtë në Parlamentin Europian, Shqipëria do të nisë negociatat, kur qeveria të tregohet e ashpër me narkotrafikantët, jo me gazetarët dhe qytetarët,”-shprehet Zhupa.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur policia dhunon qytetarët. Pak kohë më parë një efektivë i policisë dhunoi një të mitur, i cili gjithashtu ishte nënkontroll nga efektivët e tjerë./ Opinion.al

Pas