Bota

Covid-19/Britania i largohet qasjes indiferente,porosit mijëra respiratorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 26/03/20 |
el ida

Teksa Britania e Madhe hyri në ditën e tretë të izolimit, qeveria e Boris Johnson, po shton furnizimet me pajisje mjekësore për të përballuar pandeminë.

Kështu, Londra zyrtare njofton se janë porositur 10 mijë respiratorë të tjerë dhe miliona maska e doreza mbrojtëse.

Ndërkohë, mbi 560 mijë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e kësaj emergjence.

Deri më tani, Britania raporton mbi 400 viktima dhe 9500 të infektuar ndërsa jo vetëm pak kohë më parë kishte një qasje krejtësisht indiferente ndaj koronavirusit./Opinion.al

Pas