Sport

Conference League/Urgjenca në gatishmëri për finalen, tifozët të ndarë në spitale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:48 - 18/05/22 |
Opi Nion

Urgjenca Kombëtare ka përforcuar shërbimin për ditën e finales së Conference League.

Skënder Brataj tregon se si do të funksionojë shërbimi mjekësor brenda stadiumit Arena Kombëtare. 7 qendra shëndetësore dhe 40 punonjës të Urgjencës do të jenë përreth fushës dhe në tribunë gjatë kohës që do të luhet ndeshja Roma-Feyenoord.

Për çdo incident të mundshëm gjatë dhe pas ndeshjes, Urgjenca Kombëtare ka planifikuar që edhe trajtimi spitalor i tifozëve të bëhet në spitale të ndryshme. Urgjenca e spitalit “Shefqet Ndroqi” do të jetë në gatishmëri për tifozët holandezë, ndërsa Spitali i Traumës është planifikuar të presë tifozët e Romës për çdo problem apo përplasje të mundshme me tifozerinë kundërshtare.

Por, doktor Brataj thotë pwr “A2” se Urgjenca Kombëtare kalon me shërbim të përforcuar dy ditë para fillimit të ndeshjes deri në largimin e tifozerisë. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Urgjenca do të shtrihet nga Rinasi, në rrugët e Tiranës, ku do të vendosen monitorë për të ndjekur ndeshjen dhe veçanërisht në zonën përreth stadiumit.

Pas