Rrjeti amerikan CNN ka pezulluar nga puna një nga gazetaret e tij, sepse ajo postoi në twiter një qëndrim kritik, pas miratimit nga Dhoma e Përfaqësimit të një programi për të mos i lejuar refugjatët sirianë në SHBA.
Elise Labott, u pezullua për dy javë nga puna pas mesazhit që shkroi: “Statuja e lirisë ka ulur kokën në shenjë vuajtjeje” .
8 orë më pas, Labott postoi një tjetër tweet, ku kërkoi falje.