Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilat janë arritjet e Kancelares Angela Merkel?

2021/09/14 at 10:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Cilat janë arritjet e Kancelares Angela Merkel?

Dorëheqja e kancelares gjermane, Angela Merkel, pas zgjedhjeve federale në fund të muajit, do të shënojë fundin e një epoke jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Bashkimin Evropian.

67-vjeçarja Merkel është në pushtet që nga viti 2005 dhe është kancelarja e tretë më jetëgjatë në historinë gjermane, pas Otto von Bismarkut në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe Helmut Kohlit në shekullin e njëzetë. Ajo ka qenë e vetmja grua kancelare në vend.

Për 16 vjet zonja Merkel ka qenë në qendër të politikës gjermane – dhe në një masë të madhe edhe të politikës së Bashkimit Evropian.

Ajo është parë gjerësisht si një prani e qëndrueshme në bllok, si politikane e pjekur që mund të qetësojë dhe zbusë mosmarrëveshjet, shpesh duke gjetur një rrugëdalje nga mosmarrëveshjet në dukje të pazgjidhshme mes 27 shteteve anëtare, duke i shtyrë ose mbyllur ato.

David Cameron i Britanisë iu drejtua pikërisht zonjës Merkel kur donte të siguronte një marrëveshje që ai shpresonte se do ta ndihmonte për të fituar Brexit 2016 – dhe pasardhësi i tij konservator britanik, Boris Johnson, i bëri thirrje Berlinit për të ndihmuar në zgjidhjen e një ngërçi në bisedimet e daljen nga blloku midis Londrës dhe Brukselit, të cilat shmangën një kolaps të plotë të marrëdhënieve midis BE -së dhe Britanisë.

Kriza e Euros

Zonja Merkel ndihmoi në nxjerrjen e bllokut nga kriza financiare e vitit 2008 dhe ajo pasuese e Euros kur monedha e bllokut ishte e rrezikuar rëndë.

“Nëse Euro dështon, Evropa dështon,” paralajmëroi zonja Merkel ndërsa stuhia ekonomike intensifikohej. Ajo mori drejtimin e zbatimit të masave të ashpra shtrënguese në vendet me borxhe të Evropës Jugore, ndërsa në të njëjtën kohë mbështeti ndihmën dhe huatë për vendet anëtare të BE -së në vështirësi. Ajo gjithashtu mbështeti Bankën Qendrore Evropiane në blerjen e sasive të mëdha të obligacioneve qeveritare dhe uljen e normave të interesit në zero, duke i krijuar mundësinë kreut të kësaj Banke, Mario Draghi të përmbushte premtimin e tij për të bërë “gjithçka që duhet” për të shpëtuar Euron.

Edhe Yanis Varoufakis, ish -ministri grek i financave, i cili debatoi me zonjën Merkel për kushtet e ashpra të shpëtimit që Berlini i imponoi Athinës, ia atribuon asaj shpëtimin e monedhës evropiane.

“Menaxhimi i krizës ka qenë gjithmonë pika e saj e fortë, qoftë me shpëtimin e Euros gjatë krizës globale financiare të 2009, mbajtjen të bashkuar të Evropës gjatë krizës së refugjatëve, ose tani duke u përballur me pandeminë,” vë në dukje Judy Dempsey e qendrës së studimit Carnegie Europe kohët e fundit në një analizë mbi trashëgiminë e zonjës Merkel.

Vlerësime të përziera

Por analistja e qendrës Carnegie gjithsesi e cilëson të përzierë dhe “të paqartë” trashëgiminë e zonjës Merkel. Në frontin e jashtëm “trashëgimia e saj, megjithatë, është jokonsistente, veçanërisht në lidhje me Rusinë dhe Kinën dhe disa prej vendeve anëtare të BE -së,” thotë ajo. Për disa kritikë ajo nuk ka qenë mjaft e ashpër me Rusinë dhe ka qenë shumë e gatshme të lejojë përfitimet dhe biznesin të përcaktojnë marrëdhëniet me Pekinin.

Edhe Robert Terrell, një studiues i Gjermanisë moderne në Universitetin Syracuse në Nju Jork, mendon se arritjet e saj janë të përziera, megjithëse ai thotë se vlerësimet për zonjën Merkel “do të vazhdojnë të ndryshojnë pasi kontekstet shoqërore të ndryshuara informojnë politikën e kujtesës.”

“Në Evropë, Recesioni i Madh dhe Kriza Evropiane e Borxhit e vendosën Merkelin në pozicionin e palakmueshëm të përpjekjes për të stabilizuar ekonominë e mbi 20 shteteve,” i tha ai Zërit të Amerikës. Ndërsa shtysa e saj për masat shtrënguese u prit mirë në Gjermani, ajo çoi në një shkallë të shovinizmit kulturor midis gjermanëve ndaj grekëve.

“Në Greqi, ajo mbetet një figurë përçarëse, me disa qytetarë grekë që e fajësojnë atë për një nga periudhat më të zymta të periudhës së fundit,” thotë ai. Ndjenja euro-skeptike është rritur gjithashtu në mënyrë dramatike në Itali dhe Spanjë.

Megjithëse vendimtare për krizën e Euros, pjesa më e madhe e arritjeve të saj i atribuohet atij që ndihmësit e saj e quajtën “durim strategjik”.

Në vitin 2015 “botuesi i fjalorit gjerman Langenscheidt njoftoi se ” merkeln ” – një formë foljore e emrit të Merkelit – ishte një ndër pretendentët për” Fjalën e re të vitit “.

Kuptimi i saj ushte që të mos bëje asgjë nga kujdesi i tepërt, ose të shqyrtoje diçka në mënyrë shterruese. Qoftë falë stilit të saj politik, apo një përpjekjeje të ndërgjegjshme për të shmangur kritikën gjinore për impulsivitet, zonja Merkel bëri një vendimmarrje të kujdesshme, “thotë prof. Terrell.

Migrimi dhe nacionalizmi

Megjithatë ajo nuk u tregua e tërhequr kur ishte fjala për krizën e migrimit të viteve 2015-16, kur qindra-mijëra azilkërkues nga Lindja e Mesme, Afrika nën-Sahariane dhe Azia Qendrore hynë në Evropë. Kritikët e zonjës Merkel thonë se politika e saj fillestare e dyerve të hapura inkurajoi valët e migrimit që goditën Evropën dhe tronditën politikën e kontinentit, duke nxitur forcimin e partive nacionaliste populiste.

“Kriza e refugjatëve ishte një moment tjetër i rëndësishëm gjatë qeverisjes së saj – që padyshim do të luajë një rol kyç në trashëgiminë e saj,” thotë zoti Terrell.

“Vendimi i Merkelit për të mirëpritur mbi një milion refugjatë që nga viti 2015 e la vendin të ndarë. Përkrahësit e ‘kulturës mikpritëse’ – ndihmuan në pajisjen e refugjatëve të ardhur me para, furnizime dhe strehim urgjent. Të tjerët rezistuan, duke e bërë krizën e refugjatëve një katalizator për ndjenjat gjithnjë e më radikale nativiste, “thotë ai.

Kjo gjithashtu nxiti tensione dhe përplasje me vendet e tjera anëtare të BE -së, veçanërisht me vendet fqinje të Evropës Qendrore, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë.

Zhvendosja tek centrizmi

Në Gjermani përshtypjet për të janë më të qarta.

“Nën drejtimin e Merkelit, Gjermania ndryshoi. Ajo e zhvendosi partinë konservatore CDU të dominuar nga meshkujt drejt qendrës, gjë që nuk është e lehtë për dikë të rritur në Gjermaninë Lindore komuniste dhe babai i të cilit ishte një pastor lutheran,” thotë studiuesja Dempsey.

“Ajo shfuqizoi rekrutimin ushtarak, pranoi martesën e personave të të njëjtit seks, u dha prindërve më shumë fleksibilitet kur ishte fjala për të marrë leje për fëmijët e porsalindur dhe mbështeti caktimin e një rroge minimale,” thotë Dempsey.

Mbështetësit e saj gjithashtu e vlerësojnë atë për mbylljen e 17 stacioneve bërthamore të Gjermanisë, një përmbysje e politikës pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë, një lëvizje e guximshme politike përballë lobit të fuqishëm energjetik të vendit. Edhe pse armiqtë e saj – dhe disa ligjvënës të Gjelbër – kanë theksuar gjithashtu se mbyllja e stacioneve të energjisë do të thotë që Gjermanisë i është dashur të përdorë së tepërmi qymyrin, duke rritur emetimet serë./ VOA

Etiketa: gjermanikancelaremerkel




Ju sugjerojmë

BE reagon për shpërthimin në veri të Kosovës: Jemi të shqetësuar që s’ka deeskalim të tensioneve
Kryesore

BE reagon për shpërthimin në veri të Kosovës: Jemi të shqetësuar që s’ka deeskalim të tensioneve

22 Shtator, 2023 4:10 pm
U raportua si aksident, policia zbardh ngjarjen në Lezhë: 25 vjeçari tentoi të vriste ish-burrin e motrës
Kronikë

U raportua si aksident, policia zbardh ngjarjen në Lezhë: 25 vjeçari tentoi të vriste ish-burrin e motrës

22 Shtator, 2023 3:45 pm
Ndjekje si në filma në Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës me drogë
Kronikë

Ndjekje si në filma në Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës me drogë

22 Shtator, 2023 3:29 pm
Rrjedhja e të dhënave/ E firmosur nga 45 deputetë, zbardhet kërkesa e opozitës për hetimin parlamentar
Aktualitet

Rrjedhja e të dhënave/ E firmosur nga 45 deputetë, zbardhet kërkesa e opozitës për hetimin parlamentar

22 Shtator, 2023 3:13 pm
Tregtonte bombola me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Tregtonte bombola me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

22 Shtator, 2023 2:35 pm
Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan
Kronikë

Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan

22 Shtator, 2023 2:32 pm
Blushi: A duhet legalizuar eutanazija? Një shpëtim!
Te Fundit

Blushi: A duhet legalizuar eutanazija? Një shpëtim!

22 Shtator, 2023 2:22 pm
“Mendonte se të gjithë e urrenin”, zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj që plagosi policin
Aktualitet

“Mendonte se të gjithë e urrenin”, zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj që plagosi policin

22 Shtator, 2023 2:06 pm
Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS/ Prokuroria e Tiranës kthen dosjen: Materialet të pa plota
Aktualitet

Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS/ Prokuroria e Tiranës kthen dosjen: Materialet të pa plota

22 Shtator, 2023 1:59 pm
“Ikni ore, më lini rehat”, zbardhet dinamika e plagosjes së policit në Tiranë
Kronikë

“Ikni ore, më lini rehat”, zbardhet dinamika e plagosjes së policit në Tiranë

22 Shtator, 2023 1:36 pm
Para
Sheh Merkelin në një dyqan djathi, pedagogia: Më bëri shumë përshtypje

Sheh Merkelin në një dyqan djathi, pedagogia: Më bëri shumë përshtypje

Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani: Largimi i Merkel do të krijojë vakum

Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani: Largimi i Merkel do të krijojë vakum

Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 korrik 2021

Horoskopi 15 shtator, zbuloni shenjat me fat














TE FUNDIT

BE reagon për shpërthimin në veri të Kosovës: Jemi të shqetësuar që s’ka deeskalim të tensioneve

BE reagon për shpërthimin në veri të Kosovës: Jemi të shqetësuar që s’ka deeskalim të tensioneve
22 Shtator, 2023

Bashkimi Evropian ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, ku...

Lexo më shumë

U raportua si aksident, policia zbardh ngjarjen në Lezhë: 25 vjeçari tentoi të vriste ish-burrin e motrës

U raportua si aksident, policia zbardh ngjarjen në Lezhë: 25 vjeçari tentoi të vriste ish-burrin e motrës
22 Shtator, 2023

 Policia e Lezhës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Shëngjin, të raportuar fillimisht si aksident rrugor,...

Lexo më shumë

Ndjekje si në filma në Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës me drogë

Ndjekje si në filma në Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës me drogë
22 Shtator, 2023

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Himarës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 20”. Bëhet...

Lexo më shumë

Rrjedhja e të dhënave/ E firmosur nga 45 deputetë, zbardhet kërkesa e opozitës për hetimin parlamentar

Rrjedhja e të dhënave/ E firmosur nga 45 deputetë, zbardhet kërkesa e opozitës për hetimin parlamentar
22 Shtator, 2023

Është zbardhur kërkësa e opozitës për hetimin parlamentar të të dhënave personale që kanë rrjedhur nga bazat e të dhënave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com