Dita kur do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të jetë një ditë pushimi zyrtar.
Një nga urdhërat e firmosura nga mbreti Charles gjatë ceremonisë së Këshillit të Aderimit, ku u shpall zyrtarisht mbret, ishte shpallja e ditës së funeralit të Mbretëreshës pushim zyrtar në Angli, Uells, Irlandën e Veriut dhe Skoci. Kjo nënkupton që në këtë ditë të gjitha shkollat do të mbyllen.
Gjatë fjalimit të tij Mbreti Charles III u shpreh thellësisht i vetëdijshëm për detyrat dhe përgjegjësitë që do të ketë.
“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim i vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen, dhe përkushtimin e saj. Edhe pse jemi të pikëlluar, ne falënderojmë për besnikërinë e saj në këtë jetë. Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e rënda që më janë kaluar tani.”- u shpreh ai.