Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë prodhoi qeverisja socialiste?

2017/02/17 at 8:16 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë prodhoi qeverisja socialiste?

Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Nga Reldar Dedaj  


Katër vitet e para të qeverisjes së Edi Ramës çfarë prodhuan?

Është një nga pyetjet që çdo shqiptar, me siguri, e bën me vete gjatë përditshmërisë së tij. Ka syresh, të ekzaltuar nga makiazhi brilant i qeverisë, shohin një levizje pozitive të gjërave, kryesisht nga këto radhë mund të jenë ata që jetojnë dhe punojnë jashtë trojeve shqiptare. Ndërsa të këtejmit, e kanë kuptuar se gjërat nuk po ecin ashtu siç edhe u premtuan, shumë zhgënjime, dështime dhe shpresa të kota.

Për një shoqëri si e jona, mungesa e shtetit është një formë që rëndon mbi të dhe që ia çrregullon gjithë sjelljet. Kur asnjë deputetët i mazhorancës, asnjë autoritet i saj, asnjë institucion, asnjë personalitet i majtë, nuk mund të japë prova për një besueshmëri morale, kur njerëzit arrijnë të besojnë se bota është një xhungël ku sundon ligji i më të fortit dhe ku lejohet çdo goditje, s’ka se si të mos shkohet drejt dhunës, kaosit dhe frikës.

Jo rastësisht, qytetari shqiptar, u bë dëshmitar i ndërtimit të Kuvendit (tempullit të demokracisë) mbi kënetën e mediokritetit, vuri re çastin kur në vend të një grupi njerëzish të ditur dhe me integritet moral e profesional, i blatoi Shqipërisë një grup horrash dhe me siguri, Edi Rama, nuk e mendoi se pikërisht krimaniliteti do të ishte ai që do hakmerrej kundër tij.

Shumë nga këta deputetë, nuk ndodhen aty si fitues të ndershëm të një gare politike, përkundrazi, as nuk i kanë fituar zgjedhjet me ndershmëri, as nuk janë trashigimtarë të një dinastie edhe pse të pasur, as vazhdues të një revulucioni që ia ka arritur qëllimit, as artizanë të një mrekullie ekonomike dhe, prandaj, nuk disponojnë asnjë legjitimitet.

Me siguri, nesër, Lulzim Basha do qëndrojë në këmbë për t’u rrëfyer përballë popullit, për çfarë ka ngjarë me vendin, drogën, krimin dhe për gjithçka tjetër që po na shtyn pas. Në të vëretëtë, rrëfimi i tij, mund të jetë një dialog i gjatë që nuk lidhet vetëm me të nesërmen, por ai shtyhet më tutje në kohë. Për atë ditë kur u hodhën sinjalet e para të shpërthimeve të tritolit, të shndërrimit të Shqipërisë në hambar të narkotrafikut, grabitjeve dhe korrupsionit, patjetër, trysni kjo e dhënë nga ai përmes një rrëfimi tragjik sa edhe të dhimbshëm.

Përkëtej, në fakt, katër vjet qeverisje nga Edi Rama mund të konsiderohen një shpartallim i legjitimitetit të saj. Me siguri, njëri prej mësimeve që shqiptarët morën për katër vjet, është se në kohën e sotme, asnjë çoroditje apo theqafje morale, nuk mund të jetë e shkëputur nga njerëzit, a, e lidhur ngushtësisht vetëm me partinë dhe kur ajo prek emocionet, perceptimin ndaj vetes dhe jetën e përditshme të popullit, efektet e saj ndjehen në të gjithë vendin.

Mund të pyetet pastaj se mos kjo pandjeshmëri ndaj krimit që ka çrregulluar qëndrimet e njerëzve dhe që po i shkakton më në fund mjaft telashe, mos ka dëmtuar edhe sistemin tonë të drejtësisë. Por po e bëjnë, do të thonë e stërthonë, në realitet njerëzit nuk po ja fusin kot, shtrëngimi i thonjëve po ndjehet nën lëkurë. Pa dyshim, por shumë pak nga ç’duhet.

Sepse atëherë duke parë se ç’ndodh, gjithkush ka të drejtë të pyesë se pse duhet ndjekur ende një punë e ndershme, pse një i ri të duhet të bëhet profesor, mjek apo marangoz, kur më mirë bëhet trafikant, dhe në një mjedis të tillë moral si t’ia bësh që të përcillesh dijet, idealet dhe si të mbash në këmbë një minimum indi shoqëror që të mund të mbijetojnë ato gjëra aq thelbësore dhe të brishta që e kanë emrin liri dhe demokraci.

Njeriu që të vendosë duke e ditur se ç’bën, sidomos në një vend ku orientimet përcaktojnë në një masë të caktuar fatin e gjithsecilit nga ne, ka nevojë të njohë, në thellësi dhe me mendjemprehtësi, botën që e rrethon. Të gjesh karar me kriminelët, është të mohosh demokracinë, është ta katandisësh në një gjoja demokraci./Opinion.al/

Etiketa: 4 vjetcfare prodhoiqeveria


Ju sugjerojmë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Para
Princesha e Spajnës lirohet nga akuzat për mashtrim tatimor

Princesha e Spajnës lirohet nga akuzat për mashtrim tatimor

Video/ E pabesueshme! Kolona zanore e “La La Land” e vjedhur nga një këngë greke?!

Video/ E pabesueshme! Kolona zanore e “La La Land” e vjedhur nga një këngë greke?!

Video-“STOP” zgjidh problemin e të moshuarës, nënë me shumë fëmijë

Video-“STOP” zgjidh problemin e të moshuarës, nënë me shumë fëmijë
















TE FUNDIT

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
12 Korrik, 2026

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje,...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
12 Korrik, 2026

Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al...

Lexo më shumë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
12 Korrik, 2026

Në pritje të seancës për caktimin e masës së sigurisë personale në Gjykatën e Fierit, nëna e një prej 15-vjeçareve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}