-U tha në Opinion

Çfarë po ndodh me qentë në Tiranë? Veliaj: I vaksinojmë, nuk i kemi vrarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:07 - 08/04/21 |
Opi Nion

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur në lidhje me praktikat që Bashkia e Tiranë për qenët endacak.

Veliaj moho që punonjësit e bashkisë të kenë vrarë qenë, ndërsa thotë se qenët endacak izolohen vaksinohen, sterilizohen dhe më pas lihen të lira. Sipas Veliajt, një vaksinë për një qen kushton 50 euro.

“Ka një ligj për veterinarinë në momentin që një kafshë është agresive sillesh si me një njeri që është agresiv. Edhe me vendim gjykata që praktikat e Bashkisë së Tiranës janë në zbatim të ligjit. Ligji thotë këtë që kafshët izolohen për tu vaksinuar dhe pastrohen, sterilizohen që mos riprodhohen. Vetëm vaksina për një qen në Bashkinë e Tiranës kushton 50 euro, aq është çmimi, i gjithë kiti është 50 euro. Jemi e vetmja bashki në Ballkan që ka këtë trajtim, kemi një protokoll, është certifikuar nga organizata evropiane për mbrojtjen e kafshëve, ne trajnohemi me organizatën britanike për mbrojtjen e kafshëve. Jo nuk kemi vrarë qen, bashkia e zbaton këtë vetëm me kafshët e sëmura në mënyrë terminale.”-tha Veliaj./Opinion.al

Pas