-U tha në Opinion

Majko i 19-ti në listë, Veliaj: I gëzuar që Pandi e kapi strategjinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:24 - 08/04/21 |
el ida

Drejtuesi politik i qarkut  të Tiranës, Erion Veliaj shpjegoi në “Opinion” pozicionimin e disa prej emrave të njohur të PS në listat zgjedhore.

Duke konfirmuar edhe një herë deklaratën e Kryeministrit Rama se hartimi i listave është bërë nga drejtuesit politikë në qarqe në 99% të rasteve, Veliaj tha ndër të tjera se disa emra të njohur të partisë janë vendosur në fund të listës për faktin se kanë një konfirmim të emrit të tyre, përtej logos së partisë.

Pjesa nga diskutimi në studio

Fevziu: Është e vërtëtë që lista e Tiranës është hartuar nga ju?

Veliaj: Në 99 përqind po.

Fevziu:  Ua la Rama?

Veliaj: Rama ju tha drejtuesve në të gjithë qarqet që secili të bëjë skuadrën e vet.

Fevziu: Pra Lule Bozon dhe Najada Çomon i keni gjetur ju apo Rama?

Veliaj: Të dy bashkë.

Fevziu: Majkon ju e çuat të 19-tin?

Veliaj: Secili që ka qenë drejtues, përfshi edhe vetë Ramën, Ruçin, Ballën, Niko Peleshin, Gjinkurin janë në kufij të listës. Njeriu më i njohur, kryeministër 2 herë, disa herë ministër tamam me titullin senator, është Pandeli Majko.

Është gëzim për mua që Pandi jo vetëm e kapi strategjinë, por është edhe nga ata që po ecën më shpejt që ne të sigurojmë jo vetëm 19 mandate, por ndoshta të bëjmë një surprizë.

Fevziu: Po Xhafa dhe Kodheli?

Veliaj: Xhafa dhe Kodheli janë të të dytët që ndoshta s’kanë qenë kryeministra, por hyjnë në rangun e nderimit në radhët e socialistëve.

Fevziu: Për t’i nderuar i çuat atje?

Veliaj: Si njerëz  që kanë një logo të emrit të tyre përtej dhe logos së PS. Kur bëhet një fushatë korrjesh ka autokombajnë që është logoja jonë me grushtin, ka dhe drapër që është emri i secilit.

Është një mënyrë për t’ju dhënë të gjitha kontributet dhe respektin, t’i bashkojnë me atë të PS.

Pas