Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndodh me Italinë? Kaos, krizë kushtetuese, zgjedhje të reja

2018/05/28 at 11:50 AM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë po ndodh me Italinë? Kaos, krizë kushtetuese, zgjedhje të reja

Profesori Giuseppe Conte nuk mundi. Ai u dorëzua më shpejt se mendohej, se nuk mundi të bindte presidentin dhe njerëzit e tij. Po vjen kaosi në Itali?


Nga Bernd Riegert

Ekspertët e politikës i kishin dhënë qeverisë populiste në Itali, vendin e katërt më të madh në BE një jetë të shkurtër, rreth një vit. Se gjithçka do të merrte të tatëpjetën kaq shpejt dhe zgjati vetëm pesë ditë, deri sa kryeministri Giuseppe Conte u dorëzua, kjo nuk ishte menduar. Presidenti Sergio Mattarella vuri frenat, sepse Lega ekstremiste e djathtë, partneri më i vogël i koalicionit kishte këmbëngulur për një kundërshtar të euros si ministër financash. Mattarella e refuzoi këtë çmenduri. Ky ministër 81 vjeçar bënte përgjegjëse Gjermaninë si arsyen kryesore për çalimin ekonomik të Italisë. Ai e barazon euron me pushtimin e Italisë nga Gjermania hitleriane.

Presidenti italian veproi me guxim, ai e bllokoi qeverinë populiste duke rrezikuar madje edhe një procedurë për largimin nga posti. Ai nuk mundet ndryshe, tha Mattarella. Duhej të shpëtonte Italinë, sepse politika me të dhëna të qarta si një politikë e papërgjegjshme e koalicionit populist do të kishte rrezikuar stabilitetin financiar të Italisë dhe kursimet e italianëve. Presidenti mund të bazohet këtu në kushtetutë, e cila i mbron shprehimisht kursimet e italianëve. Presidenti përmendi si arsye edhe nervozizmin në tregjet financiare. Rifinancimi i borxheve po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për Italinë.

Gjithçka tjetër më mirë se një trupë e papërgjegjshme populiste

Por çfarë do të ndodhë tani? Kaos, krizë kushtetuese, zgjedhje të reja? Reagimet e zemëruara të partive të koalicionit, Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe Legas të bëjnë të mendosh për kaosin, Kreu i Lega Salvini sheh pas këtij hapi një komplot të Gjermanisë dhe Francës. Kreu i Pesë Yjeve, Di Maio supozon se është BE që drejton dorën e Mattarellas. Të dyja argumentet janë absurde, por tregojnë edhe naivitetin e të dyja partive.

Mattarella i ka kërkuar parlamentit zgjedhje të reja. Në rast nevoje ai mund ta shpërndajë atë. Presidenti mund të vendosë edhe një teknokrat si kryeministër. Të hënën ai zhvillon bisedime me një kandidat të mundshëm, një ekspert që ka punuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nga pikëpamja e Bashkimit Europian mund të shpresohet se gjendja në Itali do të qetësohet shpejt. Por ende vlen: një kryeministër i përkohshëm apo zgjedhje të reja janë më mirë se një qeveri populiste, që do të shigjetonte në të gjithë spektrin BE. Me manovrën e dështuar për t’u fshehur pas një kryeministri jopolitik që Lega dhe Pesë Yjet treguan se nuk janë të përshtatshme për të qeverisur. Problemi është se më shumë se 50% e italianëve thellësisht të zhgënjyer kanë votuar për populistët. Do të ndryshonte diçka me zgjedhjet e reja?

Ndoshta jo. Vetëm nëse…pas kuintave Silvio Berlusconi po bën nxemje. Ai mund të mbajë tani sërish poste publike. Ai mund ta bëjë “Forca Italia”, konservatorët sërish më të fuqishëm se Lega. Por të mos harrojme edhe socialdemokratët që qeverisin. Ata duhet të largohen nga roli i humbësve në zgjedhje dhe të jenë të gatshëm të paktën për të biseduar për një koalicion me Pesë Yjet dhe Legan.

Zhvillimet janë tensionuese në Itali. BE mban frymën, sepse kjo do të thotë, se është e programuar një fazë e gjatë pasigurie. Projekte të mëdha të BE-së dhe negociatat për buxhetin duhet të presin.

/DW

Etiketa: kriza politike ne itali


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Para
Këto janë tre gabime që nuk duhet të bëni kurrë në një takim të parë

Këto janë tre gabime që nuk duhet të bëni kurrë në një takim të parë

I shpëtoi jetën një fëmije, heroi nga Mali merr nënshtetësinë franceze (video)

I shpëtoi jetën një fëmije, heroi nga Mali merr nënshtetësinë franceze (video)

Deputeti gjerman në Tiranë: Do sugjeroj hapjen e negociatave, është fillimi jo fundi i reformave

Deputeti gjerman në Tiranë: Do sugjeroj hapjen e negociatave, është fillimi jo fundi i reformave
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}