Aktualitet

Çfarë parashikon muaji Nëntor për secilën shenjë sipas Meri Gjinit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 02/11/21 |
Opi Nion

Sipas astrologes Meri Gjini, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të na treguar pozicionimin e yjeve për këtë muaj për secilën shenjë, do të duhet që tre shenja të kenë pak kujdes me shëndetin: Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit. Ndërkohë Nëntori parashikohet të jetë një muaj ndryshimesh, përmirësimi ekonomik, personal dhe profesional, por me vendime që duhet të merren me kujdes.

Dashi – Ata që nuk janë spontanë, që janë lider, strateg në mënyrën si funksionojnë do të kenë mundësi të marrin maksimumin e mundshëm të rezultatit të pritshëm. Përmirësimi është në drejtim të xhepit të tyre. Pika e fortë që do të lehtësojë të përditshmen e tyre është stabiliteti në jetën personale dhe në familje.

Demi – Në qofë se kanë gjëra të bukura për të projektuar në drejtim të jetës personale, Venusi te Bricjapi ju shkon dhe ju ndihmon shumë për të arritur një formë stabiliteti, pse jo për të gjetur çfarë kërkoni apo për të pasur një ngjyrosje shumë të bukur shpirtërisht apo në dashuri. Në datën 6 do të zgjoheni me Venusin te Bricjapi dhe hyrje në Uranin tuaj. Ndërkohë, gjatë gjithë muajit deri në mes të Dhjetorit Mërkuri, Marsi dhe Dielli do të jenë përballë Uranit që do të qëndrojë dhe këmbëngulë tek ju. Do të duhet pak kujdes nga data 4 deri në 19 me komunikimin me njerëzit që ju rrethojnë në ambientet profesionale, ka një tendencë të çuditshme që duket sikur Demi do të mendojë për frikërat e prapaskenës dhe do të ndihen pak nervozë, që nëse nuk e kontrollojnë mund të kenë debate të vogla. Parësorja është të shfrytëzojnë potencialin e Uranit që do të këmbëngulë për ndryshime të mundshme që kanë hyrë në rrugën e tyre. Për ata që nuk e kanë prekur, do të hyjnë në datën 29 Nëntor, pas së cilës do të kenë të ardhura më të mira.

Binjakët – Prioriteti i tyre janë tre çështjet që kanë luftuar fort që nga mesi i Shtatorit deri në fund: puna, jeta personale dhe fiziku që nuk e patën shumë të vështirë në Tetor edhe pse patën probleme, por vazhdoi të ishte parësor. Duhet të qëndrojë si prioritet nga data 4 deri në 19 fiziku i tyre, raportet personale, raportet në çift dhe dashuria sepse pikëpyetjet apo tendencat që kanë pasur për të nxjerrë në pah cilësitë e ndryshme, gjë që e bëri Venusi në Shigjetar përballë tyre, duket sikur do të marrë një formë pak më të qartë. Binjakët shpesh i gjejmë me Bricjap, ndaj Venusi në këtë të fundit do të ndihmojë në një formë apo në një tjetër të marrin një trajtë që do t’i rezistojë kohës. Arma e tyre e fortë është komunikimi, por Mërkuri në Akrep mund të bëhet pak i batutës apo i të shprehurit shumë mençurisht, por nëse zhvishen nga emocionet, mund të përfitojnë shumë, në të kundërt do të prishin punë.

Gaforrja – Venusi e Plutoni përballë do t’i gëzojnë në familje, dashuri apo për njerëzit që ata duan rreth e qark vetes dhe ekonomi. Plutoni ndodhet në një trekëndësh të fortë e të bukur me Marsin për zhvillime të rëndësishme dhe hyrja me pak paqartësi e Saturnit lidhet me zhvillimin. Miqtë do t’i mbështesin totalisht.

Luani – Në punë do të ketë një formë seleksionimi dhe zhvillime të mëdha e të mira. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë do të kenë bashkëpunime që mund të rezultojnë me shumë fat. Të tjerët, rreth Hënës së plotë, në datën 19 duhet të jenë pak më shumë tolerantë apo të vëmendshëm në jetën personale. Nga data 15 deri në datën 22 duhet të bëjnë ç’është e mundur për një ngjyrosje sa më të bukur të jetës familjare apo në çift.

Virgjëresha – I ka nisur taktikat, është në mënyrën dhe formën e vet, i pëlqen të organizojë strategjinë që e bën shumë mirë me kujdesin ndaj detajeve, ndaj ashtu si Gaforrja ka një muaj të mirë lidhur me zgjerimet e bazës profesionale. Pak të ngurtë ose të ftohtë me dashurinë, ndoshta nuk është prioriteti i tyre. Ajo që është e sigurt, pikëpyetjet që kishin gjatë muajit të Tetorit, duket sikur marrin pamje të qartë këtë muaj e në vazhdimësi dhe janë në pritje të shpërblimit nga planeti i fatit, nga forma si do t’i kenë ndërtuar bashkëpunimet që do të vijnë në datën 29. Këto bashkëpunime që do të vijnë do të tregojnë sa fitimprurëse janë pas 29 Dhjetorit.

Peshorja – Largimi i Marsit dhe Mërkurit i ka bërë të mendojnë se do të lehtësohen dhe në fakt kanë bërë një ujdi të tyren, edhe pse zgjerimi do të vazhdojë por me çështje dhe ide që prej Tetorit. Ngarkesa që do të vazhdojë lidhet me detyrime të familjarëve, e kanë gjithçka me të tjerët. Pak më racionalë në emocione, por kjo do të ndryshojë pas Hënës së plotë duke pasur mundësi për buzëqeshje drejt fundit të muajit.

Akrepi – Ndodhet në muajin e tij, Dielli, Mërkuri në datën 6 dhe Marsi që në fillim të muajit, do t’i bëjnë të vendosen shpesh në qendër të vëmendjes, do të jenë shumë aktivë dhe përveç faktit që axhenda e tyre do të jetë shumë e ngarkuar dhe ndonjëherë do t’u humbasë në momente të caktuara qetësia, ndaj do të duhet të jenë më të prerë se sa duhet. Kjo nuk duhet bërë dhe duhet ta lënë kohën të rrjedhë pasi Urani përballë do ta bëjë vetë seleksionimin pa qenë nevoja të marrin vendime. Një periudhë për t’u shfrytëzuar maksimalisht me punën dhe të mos merren me vendime të formës së prerë në jetën personale apo në çift.

Shigjetari –  Udhëtimet, lëvizjet, studimet , filozofia, akademikët, çfarë ka të bëjë me tregtinë apo larg vendit të tyre, do të jenë në një muaj shumë aktiv, sidomos nga data 4 deri në 19. Me kalimin e Venusit te Bricjapi do të kërkojë të gjejë formë për zgjerim, por janë më të qetë, më të qartë dhe më në fund do të kenë një periudhë pak më të gjatë që të mos kenë grindje në raportet e tyre personale, periudhë e cila kishte nisur që në mesin e Gushtit deri në datën 31, në orët e para të mëngjesit. Ndërveprimi, takime dhe kontakte të papritura me njerëz që do të rezultojnë shumë të rëndësishëm në vazhdimësi do të ngelet si shije nga muaji Nëntor.

Bricjapi – Venusi në shenjën e tyre në datë 6 do të sjellë bukuri e sharm, do ta kenë veten në formën më të mirë të mundshme dhe do të jenë në qendër të vëmendjes. Duket sikur pjesa e zhvillimeve profesionale dhe ekonomisë është vendosur në vijë të drejtë. Plutoni ndodhet tek ta në vijë të drejtpërdrejtë me Venusin, kështu që zgjerimi në xhepin e tyre do të jetë i prekshëm nga data 19 deri në 15 të muajit Dhjetor. Duhet të kenë pak kujdes në raportet njerëzore, sociale më shumë se sa në ndërveprime të domosdoshme.

Ujori – Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë do të jenë shumë afër ëndrrës së tyre, disa dhe do ta prekin. Planeti i fatit në të drejtë, do t’i japë mundësinë për t’i marrë maksimumin. Saturni është aty, ndaj detyrimi në kohë është strukturimi i statusit profesional dhe emrit të tyre, në çfarë forme e duan. Për të lindurit në dhjetëditëshin e parë, në fazën e parë mund të ketë një formë seleksionimi, që nëse kanë nisur diçka që nuk iu përket, do të ngelet pas ose do të mbyllet apo do të dështojë si shije, por në fakt do ta hapin rrugën, kohën dhe vëmendjen për diçka që do të rrjedhë shumë më lehtë.

Peshqit – Këmbëngulës, energjikë dhe me iniciativa, duket sikur edhe në vështirësitë më të mëdha do të ngulin këmbë për t’i çuar deri në fund, ndryshe nga natyra e tyre. Venusi në Bricjap do t’iu shkojë shumë për mënyrën si do të ndihen në raport me gjërat personale dhe projektimin e së nesërmes. Ata që merren me artin, nga hyrja pozitive e Mërkurit me Neptunin, ka zhvillime shumë të mira. Duhet të kenë shumë pak kujdes me shëndetin./tvklan.al

Pas