Te Fundit

Cfarë ndodhi sot me biznesmenin e prostitutave të Berluskonit?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 13/11/15 |
b.f

Gianpaolo Tarantini, biznesmen, mik i ngushtë i Silvio Berluskonit, është dënuar sot nga Gjykata e Barit me 7 vite e 10 muaj burg, me akuzën se i siguronte Kavalierit, prostituta për festat që organizonte në vilën e tij, me qëllim përfitimin e kontratave të majme publike.

Krahas biznesmenit, në akuzë kanë shkuar edhe 6 persona të tjerë. Midis tyre edhe Sabina Beganoviç, të cilën mediat italiane e kanë cilësuar si “Mbretëresha Bee”, e dyshuar si zonja shoqëruese e prostitutave ne vilën e Berluskonit, e cila është dënuar me 16 muaj heqje lirie. Gjithsesi vendimi i Gjykatës së Barit nuk është përfundimtar për biznesmenin Tarantini, pasi është vendim i shkallës së parë.

 

tarantini-daddario-675

gianpaolo-tarantini

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas