Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh nëse zgjedhjet amerikane nuk nxjerrin qartazi fituesin?

2020/11/04 at 6:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë ndodh nëse zgjedhjet amerikane nuk nxjerrin qartazi fituesin?

Përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane, shkencëtarët politikë dhe ekspertët e ligjit zgjedhor paraqitën një varietet skenarësh me të cilët vendi mund të përballej në Ditën e Zgjedhjeve dhe në javët që pasojnë. Mundësitë variojnë nga një fitore e qartë prej Presidentit Donald Trump, ose ish-Nënpresidentit Joe Biden, deri tek një betejë e papërfunduar ligjore, që e shtrin pasigurinë e rezultatit deri në janar, kur Kongresi i ri duhet të çertifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.


Ekspertët thonë se përcaktimi i fituesit të këtyre zgjedhjeve është veçanërisht i vështirë për shkak të një niveli të paprecedent të votimit nëpërmjet postës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Larmia e ligjeve të shteteve amerikane për mënyrën se si dhe kur duhen numëruar votat me postë, do të thotë se një numërim përfundimtar mund të dojë ditë ose javë që të përmbyllet.

Në atë që e quajti “skenarin e makthit”, studiuesi politik William Galston i Institutit Brookings, një organizëm jofitimprurës, shkruan se një rezultat shumë i afërt, që do vinte në dyshim fituesin “do ta hidhte vendin në kaos, nën rrethana shumë të dëmshme”.

Presidenti Trump ka ngritur vazhdimisht mundësinë se ushtrimi masiv i votimit nëpërmjet postës do të rezultojë në një rezultat të manipuluar zgjedhor dhe ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të angazhohet paraprakisht për një transferim paqësor të pushtetit në rast humbjeje. Zoti Biden ka thënë se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, me kushtin që të ketë një numërim të ndershëm të votave.

Për shkak të destabilizimit të mundshëm që do të krijonin zgjedhjet e kontestuara, skenari më i mirë do të kishte qenë një rezultat i sigurtë ose pothuajse i sigurtë në natën e zgjedhjeve. Por, natyra e sistemit amerikan për zgjedhjen e një presidenti lë hapur mundësitë për përfundime të shumta dhe të ndryshme.

Një proces kompleks

Presidenca amerikane nuk fitohet bazuar tek vota popullore. Zgjedhjet presidenciale amerikane vendosen nëpërmjet një sistemi kompleks me dy faza, në të cilin votat e dhëna në nivelin e shtetit pasohen nga një votim i dytë në një trupë të njohur si Kolegji Elektoral. Shteteve individuale u caktohet një numër “elektorësh”, bazuar në numrin e popullsisë. Një listë elektorësh që mbështesin fituesin e votës popullore në secilin shtet çertifikohet sapo të jenë numëruar votat. (Në dy shtete amerikane, Maine dhe Nebraska, votat elektorale ndahen në bazë të rezultatit të secilit kandidat.)

Kolegji elektoral mblidhet më 14 dhjetor për votimin që përcakton zyrtarisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Kandidati fitues duhet të marrë 270, nga një total prej 538 votash të Kolegjit Elektoral. Votat numërohen zyrtarisht gjatë një sesioni të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit më 6 janar.

Ndërsa shumë shteteve mund t’u duhen ditë ose javë për të numëruar të gjitha votat e tyre, një numër shtetesh të rëndësishme rezultati i të cilave mund të jetë shumë i afërt, mund të shkaktojnë tension.

Beteja të mundshme ligjore

“Nëse rezultati është i paqartë, le të themi në ditën e nesërme, pasi një numër domethënës shtetesh nuk mund të përfundojnë numërimin për shkak të volumit të madh të votave me postë, atëherë do të prisja mosmarrëveshje të mëdha në ato shtete, për vlefshmërinë e çdo vote të dërguar më postë”, thotë Richard H. Pildes, ekspert i ligjit zgjedhor dhe profesor i ligjit kushtetues në Universitetin e Nju Jorkut.

Ka disa etapa kyçe që nga Dita e Zgjedhjeve dhe deri më 6 janar, ditën kur Kongresi i numëron votat e elektorëve. E para është data 8 dhjetor, e ashtuquajtura “porti i sigurtë”, afati përfundimtar kur shtetet duhet të kenë dërguar listat e çertifikuara të elektorëve tek Arkivisti i Shteteve të Bashkuara (drejtori i Arkivave Kombëtare).

Në rastin kur një shtet nuk ka përfunduar numërimin e votave deri në atë datë, qoftë për shkak të vazhdimit të numërimit apo të proceseve ligjore, ekziston një parashikim në ligjin federal që i lejon legjislaturës së atij shteti që të mblidhet dhe të caktojë një listë elektorësh, pa ditur ende rezultatin përfundimtar të numërimit të votave.

Kjo krijon mundësinë që një legjislaturë partiake do të mund të emëronte një listë elektorësh që mbështesin kandidatin që rrjedhimisht humb votën popullore.

Në shtetet ku guvernatori dhe legjislatura janë të ndara mes partive, ekziston edhe një tjetër faktor komplikues. Për shkak se është guvernatori ai që çertifikon listën e elektorëve të përzgjedhur, është e mundshme që një shtet të paraqesë dy lista të ndryshme elektorësh që pretendojnë se janë legjitime.

Sipas ligjit federal, nëse Kongresit të ri i paraqiten dy lista të ndryshme elektorësh nga i njëjti shtet, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati votojnë për të vendosur se cila listë do të pranohet. Nëse ata bien dakort, numërohen votat e listës së pranuar prej tyre. Nëse nuk bien dakort, mbizotëron lista e çertifikuar nga guvernatori i shtetit përkatës.

Barazimi në Kolegjin Elektoral

Është gjithashtu e mundshme, megjithëse ka shumë pak shanse të ndodhë, të mos ketë një fitues për presidencën pasi të jenë numëruar votat elektorale. Nëse të dy kandidatët marrin nga 269 vota secili, përgjegjësia e përcaktimit të fituesit i mbetet Dhomës së Përfaqësuesve. Megjithatë, në vend të një votimi ku secili prej 438 anëtarëve voton individualisht, delegacionet nga secili shtet votojnë në grup. Kjo do të thotë se partia që kontrollon numrin më të madh të shteteve individuale do të kontrollonte votën.

Një skenar i tillë do t’i jepte rreth 600 mijë banorëve të shtetit Uajoming, të njëjtën influencë në përzgjedhjen e presidentit, si ajo e 40 milionë banorëve të Kalifornisë.

Një tjetër problem në sistem mund të ishte mundësia që disa prej elektorëve të dërguar për të votuar për presidentin më 14 dhjetor të rezultonin “jo besnikë”. Në raste të rralla gjatë viteve, elektorë që ishin zotuar të votonin për një kandidat të caktuar, e kanë hedhur votën e tyre në Kolegjin Elektoral për kandidatin tjetër.

Disa shtete kanë miratuar ligje që i detyrojnë elektorët të votojnë për kandidatin që janë zotuar dhe Gjykata e Lartë ka vendosur se një praktikë e tillë është e ligjshme. Megjithatë ekziston mundësia e elektorëve jo besnikë që përpiqen të ndryshojnë rezultatin zgjedhor, por ekspertët vënë në dukje se për t’ia arritur kësaj duhet një rezultat tepër i afërt zgjedhor dhe një nivel koordinimi mes elektorëve që nuk ka gjasa të ndodhë.

Është e rëndësishme të vihet në dukje se megjithëse të mundshëm, asnjë prej këtyre skenarëve nuk ka gjasa të ndodhë.

Profesor Pildes thotë se edhe pa një numërim të plotë që në natën e zgjedhjeve, mund të shfaqet një qartësi e mjaftueshme se kush do të dalë fitues në përfundim të procesit.

“Edhe në shtetet që nuk përfundojnë dot numërimin, bashki individuale në këto shtete mund ta kenë përfunduar numërimin e tyre”, tha ai. “Mediat do të krahasojnë rezultatet e Presidentit Trump në ato bashki në vitin 2020 me rezultatet e vitit 2016. Nëse ai sistematikisht del me më pak, ky do të jetë një informacion shumë i vlefshëm që mund të sinjalizojë fort drejtimin e zgjedhjeve, megjithëse nuk mund të shpallet zyrtarisht një fitues… Mund të jetë edhe ky një skenar i ngjashëm”./VOA



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Kategoritë/ Qeveria ndihmon bizneset për të zbatuar protokollet anti-COVID

Kategoritë/ Qeveria ndihmon bizneset për të zbatuar protokollet anti-COVID

Votuesit në Oregon votojnë pro dekriminalizimit të drogave të forta

Votuesit në Oregon votojnë pro dekriminalizimit të drogave të forta

Agjencia e Barnave: Basha përdori politikisht Urdhrin e Farmacistëve

Agjencia e Barnave: Basha përdori politikisht Urdhrin e Farmacistëve
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com