Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

2023/04/08 at 6:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

Në fillim të javës prokurori i Qarkut të Manhatanit ngriti një aktpadi ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me 34 akuza, përfshirë falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur rolin e tij në pagesën e bërë një aktoreje të filmave pornografikë përpara zgjedhjeve të vitit 2016.


Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, njofton se si akuza e paprecedentë mund të krijojë pasiguri të reja në garën presidenciale të vitit 2024.

Në historinë amerikane një ish-president nuk është përballur asnjëherë me akuza penale, aq më pak një që po garon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo është një fyerje për vendin tonë ndërsa bota tashmë po qesh me ne”, tha zoti Donald Trump.

Ish-Presidenti Donald Trump u akuzua këtë javë për falsifikimin e të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur rolin e tij në pagesën e bërë një aktoreje të filmave pornografik, përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Që nga shpallja e aktakuzës, zoti Trump grumbulloi rreth 12 milionë dollarë donacione për fushatën, duke sugjeruar se akuzat penale mund të jenë të dobishme për të, të paktën në afat të shkurtër.

“Kjo me të vërtetë krijon një atmosferë viktimizimi rreth tij, gjë që republikanët e kanë bërë kohët e fundit shenjë dalluese të partisë së tyre dhe një shenjë dalluese të strategjisë së tyre zgjedhore”, thotë këshilltarja politike, Julie Roginsky.

Pas ngritjes së akuzës, sondazhet tregojnë se zoti Trump po zgjeron avantazhin ndaj sfiduesit të mundshëm republikan, guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.

Nëse ai shpallet si kandidat i republikanëve, në nëntor të vitit 2024 zoti Donald Trump ka të ngjarë të përballet me Presidentin Joe Biden, duke përsëritur përballjen e zgjedhjeve të vitit 2020. Ky vlerësohet si një lajm i mirë për zotin Biden pasi ka të ngjarë që kjo të nxisë bazën demokrate dhe shumicën e votuesve të pavarur.

“Zoti Biden është lloji i kandidatit që nuk mund të sigurojë miliona vota për shkak të personalitetit të tij. Ai mund t’i mbledhë ato miliona vota sepse votuesit nuk mund ta durojnë alternativën”, thotë Larry Sabato, drejtor i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias.

Zoti Trump do të dalë para gjykatësit në dhjetor. Nëse ai shpallet fajtor dhe i fiton zgjedhjet, nuk ka asgjë në Kushtetutë që do ta ndalonte atë të bëhet sërish president i Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa nuk ka gjasa që zoti Trump të dënohet me burg në rastin e Nju Jorkiut, hetimet e tjera, përfshirë rolin e tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, mund të çojnë në akuza më të rënda dhe burgim të mundshëm.

“Nuk e di se si dikush mund të jetë efektiv si president i Shteteve të Bashkuara ndërsa është në një qeli burgu. Por, nuk ka asgjë në Kushtetutë që do ta pengonte dikë të jetë president i Shteteve të Bashkuara dhe të burgoset në të njëjtën kohë”, thotë Richard Pierce, profesor në Universitetin George Washington.

Zgjedhjet në Amerikë nuk vendosen vetëm nga personaliteti që gëzon kandidati. Përveç ekonomisë, e cila po duket gjithnjë e më pozitive për Presidentin Biden, ka edhe çështje tjera me rëndësi që i motivojnë votuesit amerikanë.

“Çështje si emigracioni dhe krimi, të cilat janë shumë të rëndësishme për republikanët, e motivojnë bazën e tyre. Çështjet si barazia sociale, të drejtat riprodhuese të grave, demokracia e sigurt, janë çështje që motivojnë demokratët. Ne i pamë këto çështje që motivonin votuesit në zgjedhjet e mesmandatit dhe presim t’i shohim edhe në vitin 2024”, thotë Clifford Young nga organizata IPSOS, e cila realizon sondazhe.

Presidenti Biden nuk ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë për rizgjedhje. Ai ka të ngjarë ta bëjë këtë kur në qendër të vëmendjes të mos jetë zoti Donald Trump./ VOA



Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë?

Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë?

Berisha në Fier: PD ka në epiqendër taksat e ulëta, kusht themelor i suksesit të biznesit

Berisha në Fier: PD ka në epiqendër taksat e ulëta, kusht themelor i suksesit të biznesit

Pas 1 viti bien çmimet e ushqimeve në gjithë globin

Pas 1 viti bien çmimet e ushqimeve në gjithë globin
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}