Aktualitet

Cfare i ka mbledhur bashke kete moment Nishanin, Ramen dhe Meten?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:00 - 21/11/15 |
root

Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kreu i Kuvendit Meta jane ulur kete moment ne te njejten tryeze ne Presidence. Shkaku qe i ka bashkuar te tre sic nuk ka ndodhur prej shume kohesh, madje as kur u kualifikua ekipi kombetar i Shqiperise per ne finalet e Europianit, eshte frika nga terrorizmi. Rama eshte kthyer nga Stambollo per te marre pjese ne kete takim ku ndodhen kreret me te rendesishem te institucioneve ne Shqiperi. Perfshi shefin e sherbimeve sekrete, shefin e shtabit te ushtrise, kryeprokurorin dhe nje seri Ministrash ku me i rendesishmi eshte Ministri i Brendshem. Shqiperia i ka marre seriozisht kercenimet per atentate te mundshme. Edhe pse burime te besueshme i thane Opinion.al se mbledhja ka me shume karakter sqarues. Krere te insitucioneve po raportojne se cfare kane bere deri kete moment, cilat jane masat e emergjences dhe mbi te gjitha, per te rekorduar mes tyre. Pritet qe mbledhja te zgjase 90 – 120 minuta!

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas