Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë festoi sot PD?

2016/12/11 at 2:47 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu –


Partia Demokratike ka festuar sot 26 vjetorin e themelimit, si partia e parë opozitare pas një periudhe gjysmë shekullore të sundimit komunist dhe mungesës së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ajo u ngjiz si një forcë antikomuniste, por që në 26 vitet e ekzistencës, përpunoi edhe një program tjetër, përtej atij të fillimit. Një program ideologjik me të cilin qeverisi vendin për 13 vjet në 25 vjet zgjedhje të lira. Pra thuajse në gjysmën e kësaj kohe. Ka disa gjëra që mund të thuhen për PD në këtë përvjetor të saj.

E para, PD lindi si një reagim i Lëvizjes Studentore Shqiptare të dhjetorit 1990, që i imponoi udhëheqjes komuniste të kohës, fundin e diktaturës dhe lejimin e pluralizmit politik. Të pasurit një pikënisje, nuk do të thotë të jesh njëjta gjë. Lëvizja Studenore u prezantua në takimin me Alinë me një platformë të qartë prej 9 pikash, bazë e së cilës ishte lejimi i Pluralizmit Politik. Kjo qe arritur ndërkohë dhe në këtë moment, Lëvizja e kreu misionin e saj. Disa vendosën të kthehen në auditorët e tyre, të tjerë u larguan nga Shqipëria, siç pati nga ata që u angazhuan në politikë. Madje u angazhuan me të gjithë forcat politike, edhe ato që nuk dolën nga lëvizja e Dhjetorit, siç ndodhi me Majkon apo Metën. Pra Lëvizja Studentore synonte lejimin e Lirisë politike dhe individuale, ndërsa PD, administrimin e saj përmes një programi konkurues.

Segmente të lëvizjes studentore ose më mirë inercia e saj vijoi deri në Grevën e urisë së Shkurtit 1991, por edhe këtu me një synim të qartë, heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit. Bashkë me këtë fitore ajo e mbylli misionin e saj.

E dyta, PD pikërisht në këtë moment e nisi misionin e saj. Në 13 vite në pushtet, ose 26 vite të ekzistencës, PD ka ndërtuar programe që i përshtaten rrethanave dhe emergjencës politike të vendit. Nëse në 1991 ishte dekomunistizimi, në 1992 ishte rikthimi i ekonomisë së tregut; nëse në 1995 Shqipëria nisi rrugën integruese duke u bërë anëtare e Këshillit të Europës, në 2009 ishte anëtarësimi në NATO; Nëse në 2005 ishte lufta kundër korrupsionit dhe arrestimi i bandave, në 2010 ishte liberalizimi i vizave; nëse në 1994 nisi ndërtimi i kilometrit të parë të autostradës në 2009 u ndërtua një segmet i tërë që lidhi Shqipërinë me Kosovën. PD e ka qeverisur vendin në gjysmën e periudhës së tij pluraliste. E ka qeverisur me gjithë sukseset e mësipërme, por dhe dështimet e saj, siç qenë humbja e referendumit në 1994, kufizimi i lirive politike më 1992, zgjedhjet e Majit 1996, piramidat, ngjarjet e pranverës 1997, problemet që solli 21 Janari por edhe një koalicion i dështuar me LSI në mandatin e dytë 2009 – 2013.

Të gjitha këto janë aq larg nga lëvizja Studentore sa identifikimi i të dyjave ngjan i sforcuar. Dështimi i Shqipërisë në këto 25 vite, nëse mund ta etiketojmë si të tillë, është dështim i klasës politike dhe gjithë aktorëve të shoqërisë, përfshi median. Ajo s’ka të bëjë as me një forcë politike dhe as me një segment të saj. Ky është debat i gjatë që kërkon më shumë përgjegjësi dhe më shumë seriozitet kur të trajtohet.

E treta, PD arriti të shndrohet nga një front antikomunist në një parti të mirëfilltë politike, duke mbetur e vetmja Parti politike antikomuniste e vitit 1990 që mbijeton ende në politikën aktuale të Lindjes. Nuk ka asnjë dyshim që më shumë se sa vetë PD, kjo i dedikohet aftësisë politike që kreu i saj, Sali Berisha tregoi sidomos pas humbjes së vitit 1997. Ai arriti ta ruajë formacionin politik, ta konsolidojë atë dhe të bindë shqiptarët që ta kthejnë në pushtet në 2005 me votën e lirë.

Sali Berisha është një figurë e rëndësishme e PD, por edhe e politikës shqiptare. Padyshim më e rëndësishmja e këtyre 25 viteve. Si çdo figurë politike ai do prodhojë ndjenja kontradiktore, madje ekstreme. Njerëz që e duan dhe ekzaltohen prej tij dhe njerëz që e urrjenë. Liderët gjithnjë prodhojnë ndjesi të tilla. Ata që qëndrojnë në mes e diku janë pro apo diku kundër tij, do t’i verifikojnë ndjesitë e tyre dhe bindjen që kanë për të, kur historia të japë versionin e saj. I takon asaj të japë gjykimin përfundimtar për të, edhe pse, opinionet e sotme, pozitive dhe negative, si edhe analizat, padyshim që e ndihmojnë atë. Problemi i Berishës nuk është e shkuara, pra raporti i tij me historinë, por raporti që ai do të ruajë me liderin e PD, Basha, apo kushdo qoftë në vitet që do të vijnë.

E katërta, PD mbushi sot 26 vjet. Si një ndjekës dhe kronist i vëmendshëm i historisë së saj, që nga ora e parë e themelimit, mund të them me bindje që ajo është në një ndër momentet më të vështira të saj. Madje më të vështira se sa situata e 1997. Rrethanat janë të ndryshme dhe vështirësitë po ashtu. Nuk dua të bëj një analizë përse ndodh kjo dhe cilat janë përgjgegjësitë, por është fatale të shohësh që më shumë se gjysma e grupit parlamentar të PD nuk ka folur asnjëherë në sesionin e kaluar parlamentar; as në këtë sesion. Eshtë fatale që shohësh se si deputetë të saj po përdoren si dekor i bukur i qeverisë dhe se prezenca në media është në mos e vakët, pa asnjë frymëzim. Basha ka ende kohë të vendosë se cilët janë ata që realisht janë të vendosur të bëjnë opozitë dhe cilat ata që opozitën e përdorim si mall këmbimi në raport me mazhorancën. Ai duhet të ndërtojë një raport direkt me qytetarët dhe nëse nuk e bën këtë është i dështuar. Opozita është e vështirë, por ajo një detyrim i rëndësishëm ndaj vendit dhe demokracisë.

Së fundi, PD ka pasur sot festën e saj dhe në festë, kujtohen të gjithë. Ata që kanë qenë pak orë apo shumë vite. Ata që janë përpjekur dhe ata që ngelën rrugës. Ata që qenë të zgjuar dhe ata me një mendim apo kontribut modest. Ata që janë apo s’janë sot dakort me këtë parti. Diferencimet janë në thelb, pabarazi!

Blendi Fevziu

Etiketa: Demokracidhjetor 1990levizja e dhjetoritlulzim bashaPDpluralizemsali berisha


Ju sugjerojmë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
Politikë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

15 Shtator, 2025 3:49 pm
Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
Rajoni

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

15 Shtator, 2025 3:35 pm
Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
Aktualitet

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

15 Shtator, 2025 3:06 pm
Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
Kryesore

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

15 Shtator, 2025 2:49 pm
11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD
Politikë

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD

15 Shtator, 2025 2:46 pm
Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Politikë

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

15 Shtator, 2025 2:45 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Kryesore

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

15 Shtator, 2025 1:49 pm
Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
Kryesore

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

15 Shtator, 2025 1:19 pm
Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
Kronikë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

15 Shtator, 2025 12:50 pm
Para
Sali Berisha: Shqiptarët e prishën kontratën me mua, respektova vendimin e tyre 

Sali Berisha: Shqiptarët e prishën kontratën me mua, respektova vendimin e tyre 

Foto-galeri/ Njihuni me rezidencën luksoze që pritet të blejë çifti Beckham

Foto-galeri/ Njihuni me rezidencën luksoze që pritet të blejë çifti Beckham

Italia zgjedh Kryeministrin e ri pas dorëheqjes së Renzit 

Italia zgjedh Kryeministrin e ri pas dorëheqjes së Renzit 
















TE FUNDIT

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
15 Shtator, 2025

Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi...

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
15 Shtator, 2025

Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta...

Lexo më shumë

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
15 Shtator, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç....

Lexo më shumë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshkun, në lidhje me një vendim për rikthimin në detyrë të kreut...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com