-Shëndeti

Çfarë është ‘imuniteti i tufës’ që po diskutohet kaq shumë në Britani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 17/03/20 |
el ida

I ashtuquajturi “imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas të cilit, kur shumica e një popullate është imune ndaj një infeksioni, (sepse është prekur ose është vaksinuar), patogjeni nuk gjen njerëz që të infektohen, duke bërë të mbrojtur në mënyrë indirekte, edhe ata pak njerëz që janë ende të prekshëm.

Tani po flitet shumë për të, për shkak se në Britaninë e Madhe, një këshilltar shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance, shpjegoi se tani për tani strategjia për frenimin e virusit, është të zhvillohet një imunitet i caktuar i popullatës. Dhe për ta bërë këtë, sipas tij, duhet që të preket nga Covid-19, 60% e popullsisë. Vendi duhet të përgatitet të “humbasë para kohe të dashurit “, tha Kryeministri Boris Johnson.

Imuniteti i tufës nuk mund të shkaktohet vullnetarisht por është më tepër një objektiv që arrihet përmes fushatave të vaksinimit.

A është me risk të synosh imunitetin “spontan” të tufës?

“Do të nënkuptonte të lejoje që virusi të qarkullojë pa masa kontrolli, dhe të ketë një numër të patolerueshëm të vdekurish, për të mos përmendur situatën në spitale. Ne para së gjithash mbrojmë jetën e njeriut me armët që kemi në dispozicion, dhe tani për tani kemi në dispozicion vetëm izolimin dhe distancimin shoqëror. Me një virus të ri hyjnë në lojë edhe variablat e panjohura: nuk e dimë nëse imuniteti do të jetë i përhershëm. Por edhe sikur të ishte, ne duhet të vlerësojmë nëse patogjeni ndryshon, siç bën edhe gripi sezonal (për të cilin duhet të vaksinohemi çdo vit)”, përgjigjet Paolo Bonanni, profesor i Higjienës në Departamentin e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Firences për Corriere de la Serra.

A do të jetë imuniteti i përhershëm?

“Pas infeksioneve më të zakonshme nga viruset, zakonisht zhvillohet imunitet i përhershëm: fruthi merret një herë në jetë, madje edhe rubeola, gripi ndërkohë pëson mutacion. Tani për tani, koronavirusi nuk duket aq i ndryshueshëm, por është herët të kuptohet”, shprehet Bonanni.

Nëse nuk kemi zhvilluar imunitet të tufës, a do të na prekë virusi përsëri në vjeshtë?

“Ne kemi përvojën e virusit H1N1 dhjetë vjet më parë, e cila ishte një pandemi, megjithëse me pasoja modeste: prisnim një valë masive në dimër / pranverë (ai ishte zhvilluar në nëntor), por nuk ndodhi. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me koronavirusin. Por ndërkohë është thelbësore të fitohet kohë, t’u mundësohet studiuesve të zhvillojnë një vaksinë, e cila do të jetë përgjigjja përfundimtare”./Opinion.al

Pas