Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është COVID-i i zgjatur dhe si mund të kurohet

2021/10/26 at 5:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë është COVID-i i zgjatur dhe si mund të kurohet

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë COVID-19ën, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë.

Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë.

14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga COVID-i rreth një vit më parë.

“Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo.

Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “COVID-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”.

“Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas. Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”.

Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur.

Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin COVID-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng.

Qendrat shëndetësore për COVID-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-COVID.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë.

“Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo.

Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to./ VOA

Etiketa: covid-19kurimi

Ju sugjerojmë

Tregtonte bombola me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Tregtonte bombola me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

22 Shtator, 2023 2:35 pm
Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan
Kronikë

Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan

22 Shtator, 2023 2:32 pm
Blushi: A duhet legalizuar eutanazija? Një shpëtim!
Te Fundit

Blushi: A duhet legalizuar eutanazija? Një shpëtim!

22 Shtator, 2023 2:22 pm
“Mendonte se të gjithë e urrenin”, zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj që plagosi policin
Aktualitet

“Mendonte se të gjithë e urrenin”, zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj që plagosi policin

22 Shtator, 2023 2:06 pm
Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS/ Prokuroria e Tiranës kthen dosjen: Materialet të pa plota
Aktualitet

Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS/ Prokuroria e Tiranës kthen dosjen: Materialet të pa plota

22 Shtator, 2023 1:59 pm
“Ikni ore, më lini rehat”, zbardhet dinamika e plagosjes së policit në Tiranë
Kronikë

“Ikni ore, më lini rehat”, zbardhet dinamika e plagosjes së policit në Tiranë

22 Shtator, 2023 1:36 pm
Thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK, ish-kryeministri: S’mund të ketë hezitim për drejtësinë
Aktualitet

Thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK, ish-kryeministri: S’mund të ketë hezitim për drejtësinë

22 Shtator, 2023 1:34 pm
Humb jetën 32-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike
Aktualitet

Humb jetën 32-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike

22 Shtator, 2023 1:06 pm
Berisha: McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Dorëzohet sonte, bashkë me të dhe Rama
Aktualitet

Berisha: McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Dorëzohet sonte, bashkë me të dhe Rama

22 Shtator, 2023 1:02 pm
Këshilli i Sigurimit/ Berisha: Rama si Lukashenko, mori djalin në asamble
Aktualitet

Këshilli i Sigurimit/ Berisha: Rama si Lukashenko, mori djalin në asamble

22 Shtator, 2023 12:50 pm
Para
Rama me nxënësit në Elbasan: Kemi hartuar buxhet për laboratorët

Rama me nxënësit në Elbasan: Kemi hartuar buxhet për laboratorët

Zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë

Zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë

“Do ngujohesh në Surrel”, Berisha: Rama më bllokoi rrugën për në Kavajë

“Do ngujohesh në Surrel”, Berisha: Rama më bllokoi rrugën për në Kavajë

TE FUNDIT

Tregtonte bombola me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Tregtonte bombola me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
22 Shtator, 2023

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Tiranës, në vijim të punës për evidentimin...

Lexo më shumë

Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan

Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan
22 Shtator, 2023

Një automjet që drejtohej nga një 21-vjeçare është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën Tiranë-Elbasan pranë fshatit Dopaj. Ngjarja...

Lexo më shumë

Blushi: A duhet legalizuar eutanazija? Një shpëtim!

Blushi: A duhet legalizuar eutanazija? Një shpëtim!
22 Shtator, 2023

Nga Ben Blushi SI E VRAU VETEN NJË MIK Një njeri që e njoh prej 30 vjetësh vrau veten. Disa...

Lexo më shumë

“Mendonte se të gjithë e urrenin”, zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj që plagosi policin

“Mendonte se të gjithë e urrenin”, zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj që plagosi policin
22 Shtator, 2023

Grupi hetimor po pret raportet mjeko-ligjore për Klered Bozhanajn, 42-vjeçarin që plagosi efektivin e forcave “Shqiponja” në kryeqytet dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com