Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë e lidh me Shqipërinë Miliarderin e arrestuar Saudit?

2017/11/05 at 5:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Batuta/ Blendi Fevziu: Mua të shkretit nuk më ka ndihmuar asnjëherë bukuria!

Nga Blendi Fevziu


Ualed Bin Talal Al Saudi, një ndër njerëzit më të pasur të botës dhe njëkohësisht një prej pasanikëve më mediatikë të globit është arrestuar dje në Arabinë Saudite. Arrestimi i tij është pjesë e një fushate anti-korrupsion ndërmarrë nga princi saudit i Kurorës, një 32 vjeçar mjaft popullor në vend, i quajtur Muhamed Bin Salman. Bashkë me Ualedin janë arrestuar edhe 11 princër të familjes mbretërore, 4 ministra dhe 12 ish ministra. Nuk ka asnjë dyshim që më i famshmi ndër ta është pikërisht Princ Ualed Bin Talal Al Saudi, njeriu më pasur i Arabisë Saudite dhe një nga 100 njerëzit më influentë në botë sipas revistës TIME.

Ualed Bin Talali, është një pjesëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i pasuruar kryesisht falë talentit të tij dhe pa ndonjë pasuri të madhe të trashëguar. Ai ka njëherazi nënshtetësinë Arabe dhe libaneze. Babai i tij, Princi Talal ishte djali i Ibn Saudit, mbretit dhe themeluesit të Arabisë Saudite moderne dhe Ministër i Financave në vitet ’60 – të. Më pas ai u konfliktua me familjarët e tij në oborr dhe u detyrua të arratiset. Mamaja ishte vajza e Riad Al Sohl, Kryeministrit të parë të Libanit të pavarur.

Pas shkollimit në SHBA në mes të viteve ’70 – të ai u kthye në Arabinë Saudite, ku me 20 mijë dollarë të huazuara dhe me lidhje shumë të mira familjare ngriti një biznes ndërtimi. Në mes të viteve ’80 kaloi në investime të mëdha ndërkombëtare dhe më 1988 Forbes e listoi si një miliarder. Aktualisht ai është aksioner i rëndësishëm në Apple, Twitter, City Bank, Four Seasons Hotel dhe në 147 kompani të tjera me ndikim ndërkombëtar.

Një njeri i dashuruar me publicitetin, ai bleu jo vetëm disa nga hotelet më të rëndësishëm të Londrës, Parisit dhe Nju Jorkut, por në të gjitha eventet e rëndësishme politike të pas viteve 2000 duket të jetë prezent. Ai njihet ndër të tjera si njeriu që ka avionin më të shtrenjtë privat në botë, një A380 që kushton 550 milion dollarë dhe një flotë prej 5 avionësh të tjerë privatë të të gjitha madhësive, përfshi një Boeing 747. Ai zotëron rezidencën private (jo mbretërore) më të madhe në botë, në Riad, një jaht gjigand prej afro 87 metrash, që ja ka shituar dhe blerë dy herë Donald Trampit dhe një biografi të vetën shkruajtur nga një prej gazetarëve më të mëdhenj në botë, Riz Khan i BBC, CNN dhe Al Xhazira.

Por çfarë e lidh Ualed Bin Talal – in me Shqipërinë? Mediat raportuan sot faktin që këtë verë ai ka qenë në Durrës dhe ka drekuar me kryeministrin Rama. Një lajm i vërtetë, por që çuditërisht nuk u bë publik në atë kohë. Në fakt lidhjet e tij me Shqipërinë janë më të hershme.

Në Tetor të vitit 2002, në aeroportin e Rinasit u ulën dy avionë gjigandë interkontinentalë. I pari ishte një Boeing 474 i stampuar me siglën Kingdom Holding dhe i dyti një Airbus 330. Në të parin udhëtonte Ualed Bin Talali ndërsa në të dytin stafi i tij. Princi Saudit vinte për herë të parë në Shqipëri dhe arsyeja e vizitës dukej më shumë si kortezi. Por ai dëshmoi se kishte shumë informacione për Shqipërinë. Zv.ministrit të Jashtëm Hajdaraga dhe gazetarëve që kishin dalë për ta pritur, ju tha se Shqipëria ishte e famshme ngaqë kishte numrin më të madh të ullinjve për frymë popullsie dhe shtoi duke qeshur se po hipte në po atë makinë ku kishte hipur babai i tij thuajse 15 vjet më parë. Nga deklarata e tij dhe bisedat e mëpasme, u zbulua se i ati, Princ Talali kishte vizituar Shqipërinë në fund të viteve ’80, kishte takuar Ramiz Alinë dhe ishte pritur me po atë Mercedes Benz, S 300,  të parkut të delegacioneve me të cilin po pritej edhe i biri tashmë.

Ualed qëndroi në Shqipëri 48 orë. Ai takoi Presidentin Moisiu, Kryeministrin Nano dhe Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Meta. Bisedimet quhet të kenë qenë fare formale sepse asnjë lajm për to nuk u bë publik. Ajo që u mësua ishte se investimet për të cilat interesohej qeveria shqiptare ishin të parëndësishme për të, por si shenjë mirësjelljeje kërkoi brenda mundësive një kontratë për ta shndrruar Hotel Dajtin në një Four Seasons në Tiranë. Por formula ishte e komplikuar sepse kërkonte që investimi të bëhej nga qeveria shqiptare.

Nuk dihet përse ky njeri kaq i mediatizuar ndërkombëtarisht i ruajti raportet me Shqipërinë si edhe i ati. Shumë zyrtarë që vizitonin Riadin u pritën prej tij, përfshi edhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Basha, në Shkurt 2008.

Në Gusht 2017 Ualed Bin Talali u shfaq në Durrës me dy jahtë gjigandë. I pari, jahti i tij personal, ndërtuar për Adnan Kashaginë dhe më pas në pronësi të tij, të Donald Trampit e sërish të tijën, ndërsa i dyti jahti i shoqërimit. Asnjë lajm nuk u bë publik, por disa burime informale rrëfyen që ai kishte qenë për drekë me Kryeministrin Rama. Ka shumë mundësi që dreka të ketë qënë thjesht një drekë kortezie, sepse mediat ndërkombëtare njoftuan se Princi ndodhej në një tur në Adriatik, Jon dhe Egje, në tentativë për të shtrirë biznesin e tij të hotelerisë. Po ato ditë u njoftua se ai kishte mbyllur një kontratë për ndërtimin e një Hoteli Four Seasons në Athinë, në kompleksin e njohur Astir Palace dhe një tjetër në Kroaci, pa e specifikuar vendin. Ai kishte pasur takime edhe me politikanë të rëndësishëm në Mal të Zi.

Vizita nuk pati asnjë mbulim mediatik dhe Princi u largua disa orë më vonë në drejtim të Jugut. Nuk është çudi që ai të ketë biseduar pikërisht shtrirjen e strukturës së tij turistike në Shqipëri, por kjo mbetet për t’u parë.

Ualed Bin Talali është sot nën arrest, në një gjest që përfshin sa luftën kundër korrupsionit aq edhe atë për pushtet brenda familjes mbretërore saudite. Arrestimi i tij pritet jo vetëm të marrë maksimumin e vëmendjes ndërkombëtare, por të transformojë fort edhe të gjithë atë zonë të dominuar nga problemet mes Katarit dhe Arabisë Saudite../ Opinion.al

Blendi Fevziu

Etiketa: blendi fevziuUaled Bin Talal Al Saudi


Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën
Sport

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën

16 Qershor, 2026 3:58 pm
Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta
Bota

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta

16 Qershor, 2026 3:55 pm
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Rajoni

Kurti fajëson sërish opozitën: Të heqë dorë nga sjellja refuzuese për presidentin

16 Qershor, 2026 3:32 pm
Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane
Bota

Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

16 Qershor, 2026 2:28 pm
Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt
Bota

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt

16 Qershor, 2026 2:13 pm
Trump merr dhuratë nga kancelari gjerman, fanellë me emrin e tij dhe numrin 47
Bota

Trump merr dhuratë nga kancelari gjerman, fanellë me emrin e tij dhe numrin 47

16 Qershor, 2026 2:11 pm
“Nuk kam udhëtuar me lekët e shtetit”, Berisha- Ramës: Lejo komisionin hetimor
Kryesore

“Nuk kam udhëtuar me lekët e shtetit”, Berisha- Ramës: Lejo komisionin hetimor

16 Qershor, 2026 2:05 pm
Koçeku sfidon PS: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat
Politikë

Koçeku sfidon PS: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat

16 Qershor, 2026 2:02 pm
“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
Kryesore

Rama: Në 3 dekada nuk kam udhëtuar kurrë privatisht me fondet shtetërore

16 Qershor, 2026 12:27 pm
Para
Video/ Rai 3 reportazh për drogën në Shqipëri, ja çfarë ka zbuluar në Durrës

Video/ Rai 3 reportazh për drogën në Shqipëri, ja çfarë ka zbuluar në Durrës

Video Komunikimi Javor/ Rama: Radhën e kanë policët që kanë kultivuar drogë

Video Komunikimi Javor/ Rama: Radhën e kanë policët që kanë kultivuar drogë

Angelina Jolie në krah të një mashkulli te ri, ja kush është

Angelina Jolie në krah të një mashkulli te ri, ja kush është
















TE FUNDIT

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
16 Qershor, 2026

Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka paralajmëruar se pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në...

Lexo më shumë

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën
16 Qershor, 2026

Josimar Diaz, i njohur me emrin Vozinha, është fenomeni i parë që ka prodhuar Botërori në SHBA-Kanada dhe Meksikë. 40-vjeçari ishte...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta
16 Qershor, 2026

Nga samiti i G7 që po zhvillohet aktualisht në Evian të Francës, kryeministri britanik Keir Starmer dënoi sulmet ruse në...

Lexo më shumë

Kurti fajëson sërish opozitën: Të heqë dorë nga sjellja refuzuese për presidentin

Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
16 Qershor, 2026

Për të zgjedhur presidentin e ri të vendit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja në Kosovë, duhet të marrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}