Aktualitet

Çfarë dyshohet për kamerat në shtyllat elektrike në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:33 - 15/01/23 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës është mjaftuar me çinstalimin e 21 kamerave të cilat përdoreshin nga grupet kriminale për monitorimin e bandave rivale, por edhe e lëvizjeve të vetë strukturave blu.

Një ditë pas heqjes së tyre nuk ka asnjë indicie lidhur me personat që kishin akses në servera dhe celularë ndërsa shërbimet kibernetike të inteligjencës po punojnë në këtë drejtim.

Kamerat në disa zona kishin mbi 2 vite që ishin vendosur ndërsa të tjerat kishin ardhur duke u shtuar dita-ditës. Dyshimet janë se ato ishin në pronësi të familjeve Bajri dhe Lici duke patur parasysh serinë e vrasjeve në metropolin verior, por dhe vendndodhjen e kamerave pikërisht në hyrje-daljet e lagjeve Kiras dhe Dobraç.

Ka dyshime se këto nuk janë të vetmet kamera të këtyre familjeve, të cilat përveçse kane rrethuar banesat e tyre i kanë vendosur edhe në zona të tjera të cilat akoma nuk janë të evidentuara apo të goditura nga policia./Klan News

Pas