Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani 20 miliardë euro/Çfarë do të financojë BE-ja në Ballkanin Perëndimor

2020/10/07 at 6:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Plani 20 miliardë euro/Çfarë do të financojë BE-ja në Ballkanin Perëndimor

Bazuar në draft-planin për investime në Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian synon të investojë deri në 20 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme në këtë rajon.


Në një dokument të ndarë, Komisioni ka prezantuar projektet në të cilat synon të investojë deri në fund të mandatit më 2024. Për këto projekte janë ndarë nëntë miliardë euro.

Investimet e BE-së janë të orientuara në dhjetë sektorë, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, energjinë, mbrojtjen e ambientit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe digjitalizimin. Një program special është dedikuar për të rinjtë.

‘Lidhja e Lindjes me Veriun’

Në katër vjetët e ardhshme janë planifikuar investime të mëdha në katër rrugë të mëdha në trafikun Lindje-Perëndim -autostrada, hekurudha dhe linjat lundruese:

  • Përfundimi i ‘Autostradës së Paqes” Nish (Serbi) –Prishtinë (Kosovë). (Financimi i këtij projekti është përmendur edhe në marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, me mbështetjen e SHBA-së).
  • Modernizimi i pjesës juglindore të hekurudhës së Korridorit 10 (nga Hungaria, përmes Ballkanit Perëndimor në Bullgari, Greqi dhe më tutje). Është planifikuar përfundimi i bypass-it të Nishit, modernizimi i rrugës ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë dhe përmirësimi i lidhjes hekurudhore me Maqedoninë e Veriut.
  • Përshpejtimin e punimeve në hekurudhën e Korridorit 8 ndërmjet Shkupit dhe kufirit me Bullgarinë, në mënyrë që të lidhë më mirë Shkupin dhe Sofjen.
  • Punimet në linjat lundruese – largimi i minave nga lumi Sava dhe pastrimi i grykës së Danubit, në mënyrë që të përmirësohet rrjeti trans-evropian i transportit.

‘Lidhja e Veriut me Jugun’

Deri në vitin 2024, është planifikuar përfundimi ose përparimi në rindërtimin e lidhjeve kryesore të trafikut në rrugën Veri – Jug:

  • Pritet që të përfundohen tri të katërtat e korridorit veri-jug. Kjo autostradë do të lidhë kryeqytetet e Evropës Qendrore, përmes Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë, me portin e Ploçes në bregdetin e Adriatikut. Planifikohet gjithashtu modernizimi i hekurudhës përgjatë të njëjtit korridor.
  • Rinovimi i plotë i linjës hekurudhore Beograd – Podgoricë – Porti i Barit në Mal të Zi, nga kufiri me Serbinë, deri në det. Është planifikuar gjithashtu të modernizohet rruga në të njëjtin korridor dhe të ndërtohet një bypass rreth Podgoricës.
  • Modernizimi i rrugëve midis dy kryeqyteteve – Sarajevë dhe Podgoricë dhe ndërtimi i rrugëve në Bosnjë dhe Hercegovinë për t’u lidhur më mirë me fqinjët.
  • Fillimi i punimeve në linjën hekurudhore që lidh Beogradin me Prishtinën. (V.j. financimi i këtij projekti përmendet gjithashtu në marrëveshjen për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, e cila u nënshkrua më 4 shtator në Uashington me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara).

Lidhja e rajoneve bregdetare

  • Një nga projektet kryesore në këtë sektor investimesh është “Rruga Hekurudhore 2”, e cila lidh kryeqytetet e Malit të Zi dhe Shqipërisë – Podgoricën dhe Tiranën – dhe vazhdon në portin e Durrësit në Shqipëri. Është planifikuar po ashtu të rehabilitohen 120 kilometra hekurudhë në Shqipëri drejt kufirit me Malin e Zi.
  • Do të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të përfunduar “Autostradën Blu” përgjatë bregdetit – nga Kroacia në Greqi. Planifikohet edhe kompletimi i bypass-it përreth Tiranës dhe dy seksione të tjera në Shqipëri, si dhe një rindërtim i rëndësishëm i rrugës afër Budvës në Mal të Zi.

Investimet në sektorin e energjisë

Të tre kapitujt e investimeve kanë të bëjnë me sektorin e energjisë – investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë, kalimi nga qymyri në burimet e gjelbra dhe investimet në projekte efikase të energjisë në infrastrukturë.

Burimet e energjisë së ripërtërishme

Në kuadër të këtij plani investues, mund të mbështeten disa projekte specifike:

  • Përfundimi i rehabilitimit të hidrocentralit të Fierzës në Shqipëri dhe përparimi në ndërtimin e hidrocentralit Skavica, për të rritur potencialin e energjisë elektrike të Shqipërisë dhe rajonit, me synimin për të rritur eksportet e energjisë së “pastër” elektrike.
  • Sistemi hidroenergjetik i Pivës në Mal të Zi do të zgjerohet me fillimin e ndërtimit të hidrocentralit Komarnica.
  • Do të përshpejtohen përgatitjet për ndërtimin e fazës së dytë të sistemit të Kanalit të Ibrit, të ndërmarrjes Ibër-Lepenc në Kosovë.
  • Investimet e konsiderueshme në panelet solare dhe me erë në Maqedoninë e Veriut që do të shërbejnë si shembull për investimet në të ardhmen në burimet e ripërtërishme të energjisë në rajon.

Nëse rajoni përmbush detyrimet e tij sipas Marrëveshjes së Parisit, Komisioni Evropian planifikon të financojë projekte që do të mundësonin kalimin nga qymyri, i cili është një ndotës i madh, në burime shumë më të qëndrueshme dhe të gjelbra të energjisë – tubacionet moderne të gazit dhe rrjetet inteligjente për përdorimin e shtuar të burimeve të ripërtërishme të energjisë, në përputhje me potencialet e rajonit.

Projektet kryesore që pritet të mbështeten deri në vitin 2024:

  • Si pjesë e tubacionit Trans-Adriatik, do të përfundojë ndërtimi i tubacionit të gazit Fier-Vlorë në Shqipëri, dhe tubacioni i gazit Jon-Adriatik përgjatë bregdetit do të jetë përparësi, për të mundësuar një diversifikim më të madh të burimeve të furnizimit me gaz për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
  • Përfundimi i inter-koneksionit të gazit Bosnje dhe Hercegovinë – Kroaci, me qëllim diversifikimin e sistemit të shpërndarjes së gazit.
  • Fillimi i ndërtimit të inter-koneksionit të gazit Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe zgjerimi i investimeve në inter-koneksionin Maqedoni e Veriut – Greqi.
  • Përgatitjet për fillimin e ndërtimit të ndërlidhjes Maqedoni e Veriut – Serbi.
  • Përfundimi i Korridorit Trans-Ballkanik të Transmisionit të Energjisë Elektrike në Serbi, si pjesë e ndërlidhjes midis Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ky sistem i transmisionit të energjisë elektrike duhet të jetë “shtylla kurrizore për shpërndarjen” e energjisë elektrike në të gjithë rajonin dhe më tej në Bashkimin Evropian.

Vala e rinovimit

  • Komisioni Evropian po propozon që “Vala e Ripërtëritjes së BE-së” të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024 – për të rinovuar ndërtesat publike dhe private në mënyrë që të zvogëlohen emetimet e gazeve serë, sepse sektori i ndërtimit ka një pjesëmarrje prej 40% në konsumin e energjisë.
  • BE ka në plan të mbështesë, së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare, përpjekjet në Ballkanin Perëndimor për të trefishuar normën aktuale të rinovimit të ndërtesave ekzistuese dhe kursimeve të energjisë dhe për të arritur “standardin zero” (pa emetuar energji të dëmshme) në ndërtesat e reja.

‘Menaxhimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza’

Planifikohet që deri në vitin 20204, Bashkimi Evropian do të mbështesë disa projekte të mëdha në fushën e furnizimit me ujë, menaxhimin e ujërave të ndotura dhe asgjësimin e mbeturinave:

  • Përfundimi i ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në Shkup dhe Prishtinë.
  • Zbatimi i programit të investimeve mjedisore në Serbi, i cili përfshin modernizimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura në qytete të mëdha dhe të mesme.
  • Vendosja e sistemeve të integruara rajonale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, së bashku me mbylljen e deponive që nuk plotësojnë kërkesat mjedisore. Investime të ngjashme në rajon duhet të mbështeten gjithashtu në të ardhmen, duke përfshirë menaxhim më të mirë të mbetjeve në zonat ndërkufitare.
  • Mbështetja e krijimit të sistemeve të përshtatshme për parandalimin dhe monitorimin e ndotjes së ajrit dhe ujit.

Digjitalizimi

Me qëllim të zhvillimit të digjitalizimit, mbështetja financiare është planifikuar në sektorin e tetë të investimeve për:

  • Përfundimin e ndërtimit të internetit me bandë të gjerë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe përmirësimin e infrastrukturës digjitale në rajon deri në vitin 2024, me fokus të veçantë në lidhjen e zonave rurale.
  • Ndërtimi i qendrave të sigurta, efikase të energjisë dhe të besueshme të ruajtjes së të dhënave – “qendrat e të dhënave” dhe infrastruktura digjitale që do të harmonizohen me ligjet dhe vlerat themelore të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
  • Mbështetje për sektorin digjital përmes nismës Ballkan Digital Highway, zhvillimit teknologjik të rajonit dhe futjes së digjitalizimit në arsim. Qasja e barabartë në arsim do të financohet gjithashtu, veçanërisht për grupet në gjendje të vështirë, siç janë romët.

Zhvillimi i sektorit privat

Në mënyrë që të rritet potenciali i sektorit privat, Bashkimi Evropian, sipas planit të investimeve në kornizën e nëntë të investimeve, duhet të:

  • Rrisë shumën e granteve për të mbështetur sektorin privat në Ballkanin Perëndimor.
  • Rrisë kapacitetin e garancisë në Fondin e Garancisë për Ballkanin Perëndimor, me qëllim mbështetjen e investimeve, forcimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.
  • Sigurojë paratë për të ndihmuar në transformimin e qëndrueshëm të sistemeve agro-ushqimore dhe zhvillimin rural të rajonit.

Garancitë për të rinjtë

Skema e garancisë duhet të sigurojë që të rinjtë të kenë një ofertë pune cilësore, mbështetje të vazhdueshme gjatë arsimimit të tyre dhe një praktikë katërmujore./ REL



Ju sugjerojmë

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
Para
U shkel “5 qershori”?/ Varhelyi: Nuk pengohen koalicionet paszgjedhore

U shkel "5 qershori"?/ Varhelyi: Nuk pengohen koalicionet paszgjedhore

Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese? Rama: Kemi bërë spastrim

Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese? Rama: Kemi bërë spastrim

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Në garë për votim 22 kandidatë, PD publikon listën në Fier
















TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com