Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë dihet për grupin që qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?

2022/09/13 at 7:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë dihet për grupin që qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?

Sulmet kibernetike ndaj Qeverisë së Shqipërisë janë të motivuara politikisht dhe prapa tyre qëndrojnë aktorë që janë të lidhur me Qeverinë e Iranit. Ky është rezultati i analizës së kompanisë amerikane Microsoft, më 8 shtator, e cila në mënyrë të detajuar ka analizuar sulmin ndaj serverëve shtetërorë në Shqipëri.


Gjatë sulmit kibernetik të regjistruar në 15 korrik, u pamundësua përdorimi i portalit e-Albania, që është portal shtetëror, i cili ofron një sërë shërbimesh digjitale, siç janë regjistrimi në shkollë, aplikimet për dokumente personale, regjistrimi i të drejtave të pronës dhe regjistrimi i të dhënave të biznesit. Për më tepër, sulmi përfshinte edhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme, të cilat u morën më herët nga serverët e shtetit, thuhet në analizën e Microsoft-it.

Shumica e këtyre të dhënave u botuan në faqen e internetit HomeLand Justice dhe në grupin me emër të njëjtë në aplikacionin Telegram.

Çfarë është HomeLand Justice?

HomeLand Justice është faqe e internetit me shtrirje ruse që u shfaq para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania, në mes të korrikut 2022. Sipas analizës së Microsoft, pas faqes së internetit qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane, i cili është përgjegjës për sulmin në internet.

Në faqen e internetit HomeLand Justice ekzistojnë disa publikime, në të cilat grupi merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik, siç thuhet, për shkak të urrejtjes ndaj Qeverisë shqiptare.

Çfarë ndodhi në Shqipëri?

Portali shtetëror e-Albania ishte në shënjestrën e sulmeve kibernetike në mes të korrikut dhe nuk funksionoi për disa ditë.

Qeveria shqiptare e njoftoi publikun se bëhej fjalë për një sulm kibernetik të sofistikuar dhe të sinkronizuar nga jashtë. Njoftimin se prapa sulmit kibernetik qëndronte Qeveria iraniane e bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fillim të shtatorit. Më pas, të dy vendet i shkëputën marrëdhëniet diplomatike.

Diplomatët iranianë u larguan nga Ambasada në Tiranë, më 8 shtator, ndërkaq paraprakisht dogjën letrat dhe dokumentacionin në ambientet e Ambasadës.

Shqipëria e raportoi sulmin e fundit kibernetik disa ditë më parë, kur Ministria e Brendshme e Shqipërisë tha se një pjesë e sistemit kompjuterik të policisë kufitare u godit nga një sulm që vinte nga i njëjti burim iranian.

Çfarë publikuan hakerët?

Nga faqja e internetit e HomeLand Justice mund të merren sasi të mëdha të emaileve të dërguara dhe të pranuara, si dhe të emaileve të fshira të zyrtarëve të lartë shtetërorë, por edhe komunikimi elektronik i ambasadave të caktuara.

Në fillim të gushtit u publikuan emailet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nga periudha e mëhershme. Disa ditë më pas u publikuan emailet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, më saktë, të ambasadave në Athinë, Moskë dhe Shkup.

Pak kohë më pas në faqen e njëjtë të internetit u publikua edhe posta elektronike e ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi, ajo e drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, si dhe e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur origjinalitetin e materialit të publikuar, as saktësisht se cilës periudhë i referohet.

Në faqen e internetit HomeLand Justice mund të gjenden edhe anketimet, thirrjet ndaj qytetarëve që të zgjedhin ose propozojnë se cilat të dhëna dëshirojnë të publikohen.

“Loja sapo ka nisur. Njerëzit tash do të kuptojnë se politikanët e korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, thuhet në tekstin e një prej postimeve të fundit në faqen e internetit, më 29 gusht, në kuadër të së cilës është bërë e mundur marrja e bazës së të dhënave, e cila pretendohet se përmban emrat, mbiemrat, numrat e telefonit dhe të dhënat e qytetarëve të tjerë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë janë përpjekur që të kontaktojnë me administruesit e faqes së internetit HomeLand Justice, përmes adresës elektronike të publikuar në faqen e tyre dhe të kuptojnë më shumë detaje për motivet e publikimit të korrespondencave shtetërore. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka arritur ndonjë përgjigje.

Kush qëndron prapa faqes së internetit?

Në shikim të parë, arrihet përshtypja se pas faqes së internetit HomeLand Justice qëndrojnë qytetarët shqiptarë, të cilët, siç pretendohet, luftojnë kundër “politikanëve të korruptuar”.

“Pse njerëzit duhet të paguajnë për korrupsionin e atyre që sundojnë”, është vetëm një prej disa mesazheve që mund të shihen në këtë faqe të internetit. Por, analiza e Microsoft-it thekson që faqja e internetit është pjesë e rrjetit të hakerëve iranianë, të cilët qëndrojnë prapa sulmit kibernetik.

“Hakerët iranianë shpeshherë përdorin strategjinë, e cila përfshin plasimin e softuerit qëllimkeq, i cili bllokon të dhënat dhe rrjedhjen pasuese të dokumenteve të vjedhura”, sqarojnë nga kompania Mandijant, e cila merret me sigurinë kibernetike. Kjo kompani është e para që ndërlidhi sulmin kibernetik në Shqipëri me aktorët iranianë, thuhet në analizën e publikuar në faqen e internetit të kësaj kompanie, në fillim të muajit gusht.

Microsoft-i sjell më shumë detaje lidhur me vetë sulmin. Një grup aktorësh që ndërlidhet me Iranin, iu qas rrjetit të Qeverisë shqiptare qysh në maj të vitit 2021, përmes portalit të ndjeshëm shtetëror – administrate.al.

Analiza forenzike tregon se marrja e emaileve brenda rrjetit shtetëror është bërë ndërmjet tetorit të vitit 2021 dhe janarit të vitit 2022. Analiza e adresës IP tregon se si i njëjti aktor, gjatë kësaj periudhe ka marrë emailet e organizatave të ndryshme në Izrael, Jordani, Kuvajt, Arabi Saudite, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Faqen e internetit HomeLand Justice dhe softuerin qëllimkeq, i cili mbyllte të dhënat në serverët e Qeverisë shqiptare, kah mesi i muajit korrik, i ndërlidhë edhe logoja e njëjtë, e cila zbulon motivet politike të vetë sulmit. Për shembull, mesazhi me kërkesën për blerje, të cilin Qeveria e Shqipërisë e mori më herët gjatë sulmit kibernetik, përmbante pyetjen: “Pse do të shpenzoheshin taksat tona për terroristët në Durrës?”.

Pyetja ka të bëjë me pjesëtarët e organizatës Muxhahedin e-Khalk, rreth 3.000 pjesëtarë të së cilës gjenden në rrethinën e Durrësit.

Çka është Muxhahedin e-Khalk?

Shqipëria dhe Irani kanë marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria ka pranuar rreth 3.000 anëtarë të grupit opozitar të mërguar të Organizatës së Popullit Muxhahedin të Iranit, i njohur edhe me emrin persian Muxhahedin-e-Khalk (MEK). Ata janë vendosur në një kamp në afërsi të Durrësit, që është porti kryesor shqiptar.

Tensionet janë ngritur në prag të Samitit botëror për Iranin e lirë, i cili duhej të mbahej në Shqipëri, më 23 dhe 24 korrik të vitit 2022. Por, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri tha se ka njohuri për kërcënime të mundshme ndaj asaj ngjarjeje dhe pjesëmarrësve të saj. Si një prej shkaqeve për sulm kibernetik, përmendet pikërisht ky samit.

Ky nuk është sulmi i parë kibernetik në Shqipëri, në vitet e fundit. Sulmet e shpeshta të këtij lloji zbulojnë ndjeshmërinë e sigurisë kibernetike shtetërore. Pak kohë para zgjedhjeve në Shqipëri, në prill të vitit 2021, rrodhi baza e të dhënave të votuesve nga Tirana, ndërkaq është publikuar edhe baza e të dhënave për pagat dhe për numrat e targave të mbi 600 mijë qytetarëve./ REL



Ju sugjerojmë

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
Sport

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

3 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

3 Dhjetor, 2025 4:56 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Kryesore

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

3 Dhjetor, 2025 4:07 pm
Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
Kryesore

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

3 Dhjetor, 2025 4:02 pm
Para
Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje një grua

Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje një grua

Aksidenti në Tiranë, policia kamioni përplasi për vdekje një 35-vjeçare

Aksidenti në Tiranë, policia kamioni përplasi për vdekje një 35-vjeçare

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës jep detaje nga takimi Rama-Kurti

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës jep detaje nga takimi Rama-Kurti
















TE FUNDIT

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
3 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan këtë të mërkurë një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ku të...

Lexo më shumë

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
3 Dhjetor, 2025

Briken Calja shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës. Peshëngritësi kuqezi triumfoi në kategorinë e tij...

Lexo më shumë

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
3 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji, ndërsa po futej në sallën për takimin me demokratët sot në Durrës, u shpreh se qëllimi i këtyre...

Lexo më shumë

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
3 Dhjetor, 2025

Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com