Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja “Xhafaj”/ Donald Lu: Vertetësia e audiopërgjimit duhet hetuar, por policia dhe prokuroria të vazhdojnë punën

2018/06/07 at 3:08 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Rekomandimet e KE, Lu: Përgëzime popullit shqiptar, por tani “peshqit e mëdhenj”

Në kulmin e akuzave të Partia Demokratike, ambasadori amerikan Donald Lu del në mbështetje te ministrit të Brendshem. Ai ka patur sot një takim me ministrin Fatmir Xhafaj në zyrën e këtij të fundit, e mandej të dy kanë vizituar së bashku zyrat e Task Forcës Speciale. Ministria e Brendshme deklaroi se ka mbështetjen e ambasdorit për të vazhduar punën. Sakaq në facebook e ambasadës amerikane ka reaguar edhe vetë Lu, i cili shprehet:

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, ka deklaruar ambasadori Donald Lu.

Më poshtë njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme për takimin Xhafaj-Lu:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në mesditë në zyrën e tij, ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.


Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë.

Ministri Xhafaj e njohu ambasadorin me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në këtë luftë.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të jetë e motivuar për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, ai shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t’ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri.

Ambasadori Lu inkurajoi Ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit, për të vijuar edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, pasi kjo sipas tij, është ajo çka qytetarët presin sot më shumë se çdo herë tjetër, nga Policia e Shtetit.

Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe asistencën e SHBA-ve dhe Agjencive ligj zbatuese, për thellimin e rezultateve të deritanishme.

Gjatë bisedës, ambasadori Lu shprehu dëshirën për të parë nga afër veprimtarinë e Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Bashkë me ministrin Xhafaj u organizua një vizitë e shkurtër në ambientet e TFS.

Drejtuesit e TFS-së e njohën Ambasadorin me organizimin e kësaj strukture, veprimtarinë dhe rezultatet e deritanishme, bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u ndaluar më gjatë tek operacionet e përbashkëta me vendet partnere të kryera deri sot, si dhe ato që janë në proces.

Ambasadori Lu, duke iu drejtuar të pranishmëve, në referencë të luftës që SHBA ka bërë dhe po bën ndaj kriminalitetit, u shpreh se “mënyra më efektive për të patur sukses, është ngritja e strukturave me përbërje oficerësh policie elitarë, prokurorë elitarë dhe bashkëpunim efektiv me Agjencitë e tjera ligj zbatuese”.

“Të njëjtën gjë, – vijoi Ambasadori, – jeni duke e bërë dhe ju këtu, në Shqipëri”.

Në këtë kuadër, Ambasadori inkurajoi efektivët e TFS-së për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

“Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardhmen e vendit”, theksoi Ambasadori.

Ministri Xhafaj i vlerësoi mesazhet e Ambasadorit Lu si mbështetje për atë çka po bën Policia e Shtetit, si dhe shprehje e partneritetit tashmë të konsoliduar mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Etiketa: donald lufatmir xhafaj


Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
Para
Dëshira që Trump i plotësoi Kim Kardashian në takimin e tyre

Dëshira që Trump i plotësoi Kim Kardashian në takimin e tyre

“Air Albania”, ja kur nis fluturimet kompania e parë shqiptare: Bileta ekonomike

Air Albania, ja kush janë tre pronarët e kompanisë së re të fluturimeve

Euro në nivelin e 126 lekëve/ Banka e Shqipërisë: Goditje kalimtare

Ndërhyn Banka e Shqipërisë: Euro njeh rritje të lehtë në treg
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}