Aktualitet

Çështja e detit me Greqinë, Meta kërkon informacion të detajuar nga Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:24 - 31/08/20 |
Opi Nion

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka kërkuar informacion Kryeministrit Rama lidhur me komunikimin e tij me Kryeministrin grek apo zyrtarë të tjerë, lidhur me çështjen e detit.

Kjo kërkesë për informacion nga ana e Presidentit mban datën 31 gusht 2020 dhe është nxitur nga deklarata e Kryeministrit grek për një vendim të zgjerimit të ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje.

Në letrën e tij, Presidenti shprehet se kërkon informacion lidhur me këtë komunikim dhe qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare, duke patur parasysh rëndësinë  e çështjes dhe ndjeshmërinë e lartë të opinonit publik.

LETRA E PRESIDENTIT META

Pak ditë më parë në parlamentin grek, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, media ka raportuar për një deklaratë të kryeministrit të Greqisë z. Mitsotakis, sipas së cilës ai ju ka komunikuar qëndrimin e qeverisë greke lidhur me vendimin për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare.

Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj një informacion të detajuar mbi:

– komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje

– qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare

– veprimet që planifikohen të ndërrmeren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë.

 

 

Pas