Kryesore

Çëshjta e detit/ Presidenca-Ramës: O tyç gënjeshtar, Meta ka qenë në…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 21/10/20 |
Opi Nion

Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, cili u shpreh sot se presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e marrëveshjes së vitit 2009 për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi shkruan në “Facebook” se në kohën që është hartuar marrëveshja me Greqinë për çështjen e detit, Meta ka qenë në opozitë.

Reagimi

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Mashtrimi është vesi i tij!

Vesi del me shpirtin!

Pas