Krimet e Rënda kanë dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Petrit Dukin, i cili çau kordonin e policisë me makinë në Shkozë, ku po shembeshin disa banesa.
Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, ndërsa Duki u akuzua në fillim për “Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara”, e mbetur në tentativë.
Por prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë ndryshimin e cilësimit ligjor, duke e akuzuar Dukin vetëm për “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.
Në momentin e dhënies së masës së sigurisë, në seancë ishte i pranishëm dhe ish-deputeti dhe ish-Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi.
Ndërkohë, pritet dha animimi i këtij vendimi nga ana e avokatit të Petrit Dukit./ Opinion.al E.Xh.