Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Ditën e sotme është marrë vendimi që raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të jetë data 16 maj ora 17:00.
Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua rendi i ditës, ku përveç datës për mbajtjen e raundit të parë u miratua edhe diskutimi që do të bëhet në Komisionin e Ligjeve në datën 15 maj në orën 10:00.
Konferenca e kryetarëve miratoi edhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit, që do të jetë data 15 Maj deri në orën 16:00./Opinion.al