Aktualitet

Cakaj takohet me Grenell: Nuk ka asnjë plan sekret


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 26/06/20 |
Opi Nion

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është takuar me Ambasadorin Grenell, pas anulimit të takimit që do të mbahej në Uashington mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Duke vlerësuar punën e Grenell në drejtim të dialogut Kosovë-Serbi, Cakaj vë në dukje se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë apo plan sekret për shkëmbim territoresh.

“Patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell. Më lejoni të jem i qartë:  Grenell bëri një punë të jashtëzakonshme në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, fokusuar në çëshjet ekonomike. Theksuam nevojën për të gjeneruar nisma të reja në rritjen ekonomike. Më lejoni më tej ta bëj të qartë: Nuk ka një plan sekret, nuk ka shkëmbim territoresh, nuk ka nxitje për të arritur ndonjë marrëveshje të fshehtë. Ne e mbështesim dhe vlerësojmë punën dhe dedikimin e tij. Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan Cakaj në një postim në tuiter./Opinion.al

 

Pas