Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bylykbashi: Vetingu u ngatërrua në këmbët e veta. ONM si Oficina e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit

2017/03/07 at 9:17 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Bylykbashi: Ja “kleçka” që e konsideron Elvis Rroshin ende në detyrë

Oerd Bylykbashi, n/kryetar i komisionit të reformës ka komentuar seancën e djeshme të parlamentit, që sipas tij ishte në shkelje të Kushtetutës. Procesi i Veting-ut ka hyrë në rrugën e dështimit, shprehet më tej duke akuzuar edhe ONM se ka tentuar të shkelë ligjet e vendit.


Deklarata e plotë e demokratit Bylykbashi

Letra e Calavera, dallaverja e Rames dhe kronika e nje rremuje te paralajmeruar!

Vettingu ngeci Vete, u ngaterrua me kembet e veta, pa asnje ndikim te Çadres se Opozites dhe as çadrat e veting-ut nuk i bene derman. Sot Parlamenti pranoi qe tentativa e pare e vetting-ut te Rames deshtoi. Kushtetuta kerkon te zgjidhen kandidatet por me 21 kandidate per 27 poste nuk eshte zgjedhje por emerim. Madje mbeteshin 6 vende bosh.

Na doli nje leter e znj Calavera qe vendosi caqe te reja ne doktrinen kushtetuese. Sipas saj, 21 kandidatet mjaftonin sepse procesi mund te behej me dy faza. Se dyti, kishte identifikuar 79 kandidate qe Avokati i Popullit i kishte skualifikuar me te drejte se nuk kishin dokumentacionin por ia vlenin gjithesesi te rikonsideroheshin nga Parlamenti. Me gjithe respektin por ne cilen kushtetute i gjeten keto çudira qe vetem me kushtetuten shqiptare nuk puthen?!

Nje shpjegim kisha per ONM: mekanizmi i perzgjedhjes nga komisionet ad hoc, hartimi i nje liste te vetme dhe votimi apo rrezimi i saj me votim ne bllok, jo me kandidatura te veçanta, eshte mekanizem garantist qe synon te garantoje parimin e paragrafit te famshem 88 te Komisionit te Venecias. Nuk i ve faj se nuk kane qene aty gjate negociimit.

ONM nuk eshte ORMN (Oficina e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit) e kohes se socializmit, ndaj nuk mund te riparoje ate qe nuk e thote kushtetuta. Se pari, 21 kandidatet nuk mjaftojne. Per 27 poste duhet se paku dyfishi i kandidateve. Kaq mjafton qe ONM ta quante procesin te deshtuar.

Se dyti, as znj. Callavera dhe as Kuvendi nuk kane te drejte te sajojne dy faza, kur Kushtetuta e thote qarte qe lista e 27 kandidateve votohet nje e vetme ne bllok. Pra nuk kane te drejte te sajojne me nje shkrese, sado supra-sovranitet te kete vula, nje dispozite kushtetuese qe nuk egziston. Se treti, znj. Calavera apo Kuvendi nuk mund te rivendosin ne afat kandidatet qe nuk i sollen dokumentet e kerkuara nga ligji. Te gjitha keto sugjerime bien ndesh me Kushtetuten dhe ligjin.

Po dallaverja e Rames nuk ndalon. Jo vetem qe donte te mbaronte pune me 21 kandidatet siç e keshillonte letra e Calaveres, por deshi te emeronte edhe opoziten. PDIU do bente opoziten!!!
Por kjo çoraphane nuk mbaron. Kuvendi sot, me nje vendim, ia ridergon kandidaturat Avokatit te Popullit i cili duhet te hape proces te ri kandidimi qe ka afat 7 dite.

Se pari, kur procesi deshton, Kushtetuta kerkon qe te rinise nga fillimi dhe organi kushtetues kompetent eshte Presidenti i Republikes, dhe vetem kur ai nuk e permbush brenda afatit, procesi kalon tek Avokati i Popullit. Dhe kjo eshte shkelja e pare kushtetuese.

Se dyti, ne cilin nen te Kushtetutes apo te ligjit e gjeten afatin 7 ditor dhe proceduren qe do kryhet? Nuk ka asnje afat te tille. Parlamenti duhej te miratonte nje amendament ne ligjin e vetting-ut se paku, ku ose te vendoseshin afate te reja, ose te referoheshin afatet e normale per kete faze te jashtezakonshme. Me vendosjen e ketij afati, Kuvendi ka shkelur Kushtetuten sepse duheshin 84 vota per ndryshim ne ligj.

Se treti, Kuvendi po vendos kandidatet ne kushte pabarazie. Disa kandidate qe konkuruan me pare e tani mund te plotesojne dosjen kane patur 15 dite plus 7 dite me afatin e ri, pra 21 dite, ndersa te tjeret qe kandidojne rishtazi do te kene vetem 7 dite. S’ka asnje çudi qe keta do skualifikohen se ustallaret e kane ndare mendjen.

Ua patem thene qe ne fillim: po e beni lemsh sistemin e drejtesise e do t’ju deshtoje! Ua tha edhe Komisioni i Venecias, po pse donin te dinin keta?! Vettingu apo vitingu siç i thone ne dialekt. Aq shume ia kane bombarduar koken shqiptareve me kete Vetting-un qe votuan me voten e Prenges dhe te inkriminuarve te tjere saqe pas ca kohesh, nuk eshte çudi qe do te degjojme plakat te mallkojne:

T’mort vitingu, ishalla!

Etiketa: BylykbashiONMparlamentivetingu


Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Video/ Dafina Zeqiri realizon “ëndrrën amerikane”, publikon këngën e re

Video/ Dafina Zeqiri realizon “ëndrrën amerikane”, publikon këngën e re

Lajmi i fundit/ Aksident fatal në Sauk

Aksidenti në Sauk, dalin detaje: Makina u përmbys, shoferi dhe pasagjeri shpëtuan

Video/ Adele shpërthen në skenë gjatë koncertit: “Ato po përpiqen të më vrasin…”

Video/ Adele shpërthen në skenë gjatë koncertit: “Ato po përpiqen të më vrasin...”
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}