Aktualitet

Buxheti 2022/ PD: Borxhi po shkon mbi 100%, çfarë propozojmë ne


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 25/11/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka propozuar sot një amendament për ligjin e TVSH. Në emër të PD ka qenë deputetja,  Jorida Tabaku, ajo që e propozoi nga foltorja e Kuvendit.

Tabaku tha se opozita kërkon uljen e TVSH nga 20 % në 6 %, për produktet e shportës ushqimore që sipas saj do të nxisnin konsumin.

“Unë sot këtu jam për të prezantuar, në emër të Partisë Demokratike, një amendament për TVSH-në. 120 amendamente ka prezantuar Partia Demokratike në 9 vite. Duke patur parasysh situatën e vështirë ekonomike, rritjen e paprecedentë të çmimeve, sidomos të shportës ushqimore, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, gjykoj, që duhet patjetër të prezantojmë një amendament për uljen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore nga 20% në 6%, si një mjet për të nxitur konsumin.

Një pjesë e produkteve ushqimore në tregjet me pakicë kanë pasur një rritje prej pothuajse 30% të çmimeve. Grupi parlamentar i PD ka kërkuar, dy muaj më parë interpelancë për rritjen e çmimit të miellit dhe të bukës. Ndërkohë, që ka një situatë, një tendencë për rritje çmimesh edhe në produkte të tjera, jo të shportës. Por ne e gjykojmë që marrja e kësaj mase, në përputhje edhe me marrjen e masës edhe në vende të tjera, për diferencimin e TVSH-së do të kishte një përfitim të drejtpërdrejtë tek të paktën 659 mijë individë që sot jetojnë nën nivelin dhe në kufirin e varfërisë”, tha Tabaku.

Më tej Tabaku tha se ky buxhet, është më i gënjeshtërti i miratuar në këto 9 vite, dhe sipas saj ka probleme reale. Tabaku shtoi se sot kemi 900 milionë euro borxhe të fshehura, 400 milion prej të cilave janë për faturat e arbitrazhit të cilat shtohen çdo ditë.

“Unë besoj që sot ky buxhet, më i gënjeshtërti i miratuar në këto 9 vite, ka probleme reale. Problemet nuk vijnë nga prezantimi për uljen e TVSH-së që PD ka bërë një muaj më parë.Sot problemet vijnë nga fakti që 275 milionë euro për rindërtimin që do të përfundonte majin e vitit të kaluar dhe u shty për shtator, tani dëgjova u shty për shtatorin e vitit tjetër, janë tenderuar pa i pasur fondet. Sot kemi 900 milionë euro borxhe të fshehura, 400 janë për faturat e arbitrazhit të cilat shtohen çdo ditë. Çdo ditë ka një faturë të re arbitrazhi si rezultat i vendimeve abuzive, i korrupsionit të qeverisë. Këto janë problemet që ka buxheti. Buxheti sot po formalizohet për herë të parë dhe borxhi po shkon mbi 100% te PBB bashkë me borxhin e fshehur dhe PPP-të. Dëgjuam për suksesin imagjinar të Eurobondit i cili doli me një normë interesi në tregjet ndërkombëtare 3.75% ndërkohë që vendet e tjera të rajonit; Maqedonia 700 milionë euro – 1.62%.  Serbia 1 miliard Euro 15 vite – 2%.

Kur krahasohemi me të tjerët sigurisht zhvishen të gjitha superlativat dhe kuptohet se ku qëndron Shqipëria krahasuar me vendet e tjera.”, vijoi më tej deputetja e PD.

 

 

 

Pas