Ndodh dhe kështu. Në seancën kur po diskutohej buxheti kur të gjithëve iu ra automati, pra nuk u punonin mikrofonat, i vetmi deputet me akses ishte Ervin Bushati i PS. Tani Brace nuk mund ta ndalonte ofertën e tij bujare për opozitën. Bushati u kërkoi demokratëve të përdornin mikrofonin e tij për të kritikuar buxhetin. Zërat e pakënaqur të kolegëve të maxhorancës nuk mund ta ndalonin këtë “tradhti” se nuk kishin mikrofon, por deputetët e opozitës, u treguan kavalierë dhe nuk e shfrytëzuan rastin.
Atëherë Bushati u detyrua ta kritikojë vetë buxhetin. Ky konsensus kritikash, me siguri do të sjellë miratimin e shpejtë të Buxhetit në parlament.