Te Fundit

Sondazhi, kush janë ministrat më të kuotuar të PS-së?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 25/11/15 |
b.f

TIRANE- Opinion mbylli mbrëmë një sondazh për ministrat e kabinetit Rama. I pari i këtij lloji në vend, sondazhi nxorri një rezultat por edhe disa detaje që mund të veçohen. Edmond Panariti rezultoi ministri i më i votuar nga shqiptarët. Pra një ministër i LSI.

Por çfarë ndodh me ministrat e PS? Nga sondazhi rezulton se nga 14 ministra të kësaj force politike vetëm 3 janë të kuotuar. Ata që kryesuan sondazhin për një jave me radhë (nga PS) janë Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Ilir Beqaj. Këtu shtrohen disa pyetje: Janë këto ministrat e pëlqyer për punën e mirë apo janë figura të spikatura të PS ndaj morën këtë rezultat?

Analistët e ftuar në studio për të komentuar sondazhin thanë se më shumë se sa për punën ministrat janë votuar për popullariten, pra për mënyrën se si ata shfaqen në publik. Dy prej tyre, Tahiri dhe Beqaj janë dy ministra të atakuar fort nga opozita dhe për pasojë shumë të lakuar në media.

A i ka bërë kjo më të fortë Tahirin dhe Beqaj? Analistët thonë “Po”.

Ndërsa Blendi Klosi edhe pse ka pak muaj në Qeveri mundi të renditej ndër të parët. Sipas analistëve rezultati i mirë i Klosit në sondazh vjen për faktin se është politikan i dashur brenda PS-së.

Ndërsa ministrat e tjerë të PS kishin një rezultat më të dobët në këtë sondazh, përpos ministrit të Ekonomisë, Ahmetaj i cili nuk u votua shumë gjatë javës, por në emisionin e mbërmshëm, pati një rritje të konsiderueshme në vota.

REZULTATET E VOTIMIT NE SONDAZHIN: KUSH ESHTE MINISTRI QE VLERESONI ME SHUME? 

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti: 2 725 vota

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha 2 297 vota

Ministri i Punës e Mirëqenies Blendi Klosi 1 227 vota

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri 1 000 vota

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto 568 vota

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj 362 vota

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj 347 vota

Ministri i Ebergjisë Damian Gjiknuri 306 vota

Ministri i P. të Jashtme Ditmir Bushati 202 vota

Ministri i Ekonomisë Shkëlqim Cani 200 vota

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla 149 vota

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  146 vota

KOMENTO (4)

Shkruaj nje koment

  1. te dali i treti nje Minister qe ka 3 muaj pak a shume qe eshte ne krye te detyres dhe nga ana tjeter dime shume mire ku eshte mireqenia dhe punsimi para ktyre te tjerve …do tthot jemi shume keq njerez.

Pas