Një 30-vjeçar u arrestua nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet për rrëmbim me dhunë dhe abuzim seksual me një vajzë 13-vjeçare. Sipas të dhënave të para mësohet se shtetasi Denis Havalja u prangos sot, me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Mësohet se ai drejtonte edhe mjetin pa patentë. Nuk dihen ende saktësisht detaje dhe rrethanat e ngjarjes, të cilat pritet të sqarohen nga policia.