Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bujqësia në epokën dixhitale/ Vodafone Albania, histori suksesi në Agrokulturën Inteligjente

2024/04/24 at 12:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Bujqësia në epokën dixhitale/ Vodafone Albania, histori suksesi në Agrokulturën Inteligjente

Vodafone Albania organizoi eventin “Agrokultura dhe Inteligjenca Artificiale”, një event shumë domethënës për “Shqipërinë në epokën dixhitale”, ku morën pjesë partnerët dhe aktorët kyç të sektorit të bujqësisë e teknologjisë.


Në event u fol për dixhitalizimin e sektorëve jetikë, për të kontribuar kështu në një shoqëri më të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse. Dhe bujqësia mbetet jo vetëm një nga drejtimet kyçe në zhvillimin e vendit, por edhe një sektor ku aplikimi i teknologjisë nga kompani lider, si Vodafone Albania, ka rezultuar mëse i suksesshëm.

Disa nga temat më të rëndësishme që u trajtuan në këtë konferencë ishin dixhitalizimi i sektorit të agrokulturës, Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e aplikuara në sektorin e bujqësisë, teknologjitë e reja në Agrokulturën Inteligjente, etj.

Eventi “Agrokultura dhe Inteligjenca Artificiale” ka për qëllim nisjen e diskutimeve për Bujqësinë Inteligjente në Shqipëri dhe për këtë arsye pjesë e tij u bënë të gjithë aktorët kryesorë të ekosistemit si qeveria, OJF-të, bizneset e sektorit të bujqësisë/fermerë dhe ekspertë të agrobiznesit, etj.

Vodafone Albania ndau me të pranishmit shembuj konkretë se si teknologjitë e reja dhe Agrokultura Inteligjente janë implementuar në Shqipëri dhe në botë. Në fund të eventit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor 5 minutësh për të matur nivelin e tyre të dixhitalizimit.

CEO i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz gjatë fjalës së tij u shpreh se bujqësia është një sektor prioritar për investime në inovacion dhe teknologji, identifikuar edhe nga qeveria shqiptare si një fushë kyçe, ku dixhitalizimi i saj mund t’i shtojë vlerë të konsiderueshme ekonomisë.

I certifikuar nga “Gartner” si lider botëror në menaxhimin e shërbimeve IoT, Vodafone përdor teknologjinë më të fundit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale për të ofruar një përvojë të personalizuar e të diferencuar të klientit nëpërmjet platformave dixhitale me kapacitet të lartë. Partneriteti strategjik me “Microsoft” do të përshpejtojë transformimin dixhital të klientëve të biznesit të Vodafone Albania dhe do të rrisë cilësinë e përvojës së klientit për konsumatorët.

Dixhitalizimi i agrokulturës përmes zgjidhjes Vodafone Smart Agriculture siguron infrastrukturën për industrinë bujqësore, duke mundësuar monitorimin, analizimin dhe automatizimin e operacioneve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj theksoi në fjalën e saj se dixhitalizimi në fushën e bujqësisë lidhet me nevojat imediate që ka bujqësia për të garantuar efikasitet dhe të ardhura për fermerët, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja solli në vëmendje platformën dixhitale “Portali i Fermerit” si një hap i rëndësishëm në programin e dixhitalizimit të agrokulturës.

Kjo platformë mbështet rritjen thelbësore të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e bujqësisë. Nëpërmjet integrimit të teknologjisë mundësohet siguri e lartë drejt cilësisë ushqimore për konsumatorin lokal dhe ndërkombëtar.

Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtëtheksoi se Agrokultura dhe Teknologjia janë pjesë integrale e jetës sonë, ndërkohë që dixhitalizimi është një prej shtyllave kryesore drejt Integrimit Evropian.

Revolucioni dixhital në Shqipëri reflektohet në treguesit pozitivë të Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale (DESI) në 4 fusha shumë të rëndësishme: në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, integrimin e teknologjive dixhitale, rrjetin e lëvizsshëm e fiks dhe shërbimeve publike dixhitale.

Smart Agriculture ose Agrokultura Inteligjente, është një sfidë dhe një oportunitet për të gjithë aktorët e ekosistemit. Që teknologjia të jetë e aksesueshme ka nevojë të demokratizohet. Ajo është në funksion të fermerit, që nëpërmjet platformave të integruara të ketë akses në tregjet lokale e ndërkombëtare.

Sipas studimeve të prezantuara nga Vodafone Albania, zhvillimi dixhital në Shqipëri është mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor sa i takon integrimit të teknologjive dixhitale, rrjetit të lëvizsshëm e fiks dhe shërbimeve publike dixhitale, por nevojiten përmirësime të mëtejshme në ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Dhe një rol kryesor në këtë peizazh të Agrokulturës Inteligjente dhe aplikimin e teknologjisë në sektorin bujqësor ka luajtur pa diskutim vetë Vodafone Albania, në kuadër të axhendës së saj të “Smart Agriculture”, një model i shkëlqyer ofruar nga Vodafone Group.



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
Para
U ndëshkua një vit më parë/ Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës 

U ndëshkua një vit më parë/ Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës 

Senati amerikan aprovon projektligjin për ndalimin apo shitjen e TikTok-ut

Senati amerikan aprovon projektligjin për ndalimin apo shitjen e TikTok-ut

Bardhi dërgon sërish në GJK mandatin e Xhaçkës: S’kishte ndodhur kurrë të hidhen në kosh me votë politike vendimet e Kushtetueses 

Bardhi dërgon sërish në GJK mandatin e Xhaçkës: S’kishte ndodhur kurrë të hidhen në kosh me votë politike vendimet e Kushtetueses 
















TE FUNDIT

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
13 Korrik, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do t’u përgjigjet sulmeve të Ukrainës në territorin e saj me një kundërpërgjigje...

Lexo më shumë

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

BE ndryshon rregullat e fluturimeve
13 Korrik, 2026

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të re reformash për udhëtimet ajrore, duke forcuar të drejtat e pasagjerëve dhe duke ndryshuar...

Lexo më shumë

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
13 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara përdorën dronë detarë në operacione luftarake për herë të parë gjatë sulmeve të fundit ndaj Iranit. Komanda...

Lexo më shumë

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
13 Korrik, 2026

Akuza vjen në ditën kur Parisi pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e koalicionit të të ashtuquajturve “Të Vullnetshmit”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}