Bundestagu gjerman ka diskutuar në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Mësohet se parlamenti gjerman votoi në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lidhur më këtë votim ka reaguar dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili ka konfirmuar votimin pro të Budestagut.
“Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”, shkruan Soreca./ Opinion.al E.Xh.